Sampdoria vazhdim kërkimin e trajnerit

Marco Giampaolo dhe Didier Deschamps janë në garë për tu bërë trajner i ri i Sampdorias, pasi Rafael Benitez refuzoi ofertën e klubit italian.
Skuadra e promovuar ka qenë në bisedime me spanjollin mirëpo ish trajneri i Interit në fund refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e ekipit nga Marassi.
Tani, sipas medieve italiane Giampaolo dhe Deschamps janë favoritët kryesor për postin e trajnerit të Sampdorias, që siguroi promovimin në Serie A nëpërmjet play-offit. Strategu Giuseppe Iachini pritet të braktis klubin në ditët në vazhdim.