E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samsung parashikon investime rekord për 2012

Samsung Group do të bëjë një investim rekord për vitin 2012. Kompania nga Koreja e Jugut ka bërë me dije se do të investojë 41.4 dollarë për të arritur rezultate më të kënaqshme se konkurrentët e tjerë.

Ajo pritet të fokusohet tek prodhimi i televizorëve OLED dhe telefonave. Samsung Group, grupi më i madh i biznesit nuk parashikon që pjesë e investimit të jetë fitimi prej 47.8 trilion.

Samsung ka para të mjaftueshme për të investuar në teknologjitë e reja, thonë analistët. Asnjë kompani tjetër nuk mund tia kalojë asaj në këto terma.

Samsung do të rrisë me 26 000 persona numrin e punonjësve këtë vit, ndërsa vitin e kaluar u rrit me 25 000. Tani ajo numëron në total 350 000 të punësuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›