Regjimi i Koresë së Veriut nuk e ka të gjatë

Kim Jong-nam
Djali i madh i diktatorit të fundit të Koresë së Veriut Kim Jon-il parashikon që regjimi mund të dështojë, pa dhe me reforma. Kjo gjë bëhet e ditur në një libër autori i të cilit shprehet se bazohet në mail dhe intervista me Kim Jong-nam.
Në libër thuhet se Kim Jong-nam cili nuk e ka takuar kurrë gjysmë-vëllain e tij Kim Jon-un e përshkruan pretendimin e suksesit të dinastisë si shaka me botën e jashtme. Ai shprehet se babai i tij e ka kundërshtuar trashëgiminë e pushtetit.
Regjimi i Kim Jong-un nuk do të zgjasë gjatë. Pa reforma, Koreja e Veriut do të rrëzohet edhe sikur të bëhen ndryshime, është shprehur djali i madh i ish-diktatorit.
Libri është shkruar nga Yoji Gomi, gazetar i Tokyo Shimbun, i cili ka shkëmbyer maile për rreth shtatë vite me Kim Jong-nam.
Gomi, i cili ka jetuar për vite në Seul dhe Pekin shprehet se e ka takuar Kim tre herë gjithsej, një herë në 2004 dhe dy herë në 2011.