Kërkesa për shkarkim, Spahiu në Kuvend
Kanë mjaftuar vetëm 24 orë pas kërkesës së bërë nga ana e kryeministrit, sa i takon shkarkimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ky i fundit do të përballet me Kuvendin e Shqipërisë.
Komisioni i ligjeve do të mblidhet nesër për Komisionin hetimor. Zv-kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, do ti nënshtrohet një seancë dëgjimore, e cila do të nisë në orën 09:30.
Kjo kërkesë sipas kryeministrit të vendit vjen pas abuzimit që ky i fundit bën me ligjin dhe institucionet e drejtësisë.
Por i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Spahiut ndërsa e ka cilësuar këtë akt, si një goditje fatale në drejtim të drejtësisë shqiptare. Sipas tij, ekzekutivi po përpiqet të mbivendosë pushtetet mbi njëra-tjetrën dhe e ka cilësuar një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit dhe ligjin për organizimin e KLD-së.