E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Fitorja 5 me 0 në gjykatë, fitorja juaj!

Jemi të fuqishëm, nuk jemi të përkryer, por jemi më të mirët dhe do të vazhdojmë të jemi më të mirët.

Kështu deklaroi kreu i LSI-së Ilir Meta, në Konventën Studentore të LRI-së, ndërsa duke përshëndetur rininë studentore, vuri në dukje se dhunimi i ligjit nuk mund të tolerohet dhe se fitorja 5 me 0 në gjykatë, është fitorja e tyre.

Ky qëndrim i tij vjen pas vendimit që mori Gjykata e Lartë, ndërsa shpalli me unanimitet të plotë kreun e LSI-së, të pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›