E Shtunë, 31 Tetor 2026

San Antonio, humbja e pestë me radhë

Nga Express më 02 prill 2011 në ora 12:25

Rajon Rondo shënoi gjashtë pikë në serinë 14-0 në çerekun e tretë që udhëhoqi Boston Celtics drejt fitores 101-97 ndaj San Antonio Spurs. Celtics u afruan në dy ndeshje ndaj Chicago Bulls për bilancin më të mirë në Konferencën Lindore, ndërsa Spurs pësuan humbjen e tyre të pestë me radhë. San Antonio ende ka bilancin më të mirë në NBA, por udhëheq para Chicagos me vetën 2 ndeshje e gjysmë. Kjo është seria më negative e Spurs në 14 sezonet e fundit. Rondo ishte realizuesi më i mirë te Boston me 22 pikë, ndërsa te Spurs Tony Parker shënoi 23 pikë. Kobe Bryant shënoi 28 pikë, AndreW Bynum dhe Lamar Odom shtuan pikë dyshifrore, derisa pesë basketbollistë u përjashtuan në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Dallas Mavericks 110-82. Bynum realizoi 18 pike dhe shtoi 13 kërcime, ndërsa Odom shënoi 16 pikë, 11 prej të cilave në çerekun e katërt, derisa Lakers arritën fitoren e tyre të tetë me radhë. Dirk Nowitzki udhëhoqi Dallasin me 27 pikë. Steve Blake, Matt Barnes dhe Shannon Brown u përjashtuan nga Lakers së bashku me Brandon HayWood dhe Jason Terry nga Dallas.

San Antonio-Boston 97-107
San Antonio: Parker 23
Boston: Rondo 22

LA Lakers-Dallas 110-82
Los Angeles Lakers: Bryant 28
Dallas: Nowitzki 27

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›