E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhiroja e 22-të nis në Kastriot

Nga Express më 02 prill 2011 në ora 12:25

Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Lirisë, e cila zhvillohet të shtunën në Kastriot, e hap xhiron e 22-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Njëherësh ky takim pritet të jetë mjaftë interesant për faktin se të dyja këto ekipe aplikojnë lojë të hapur dhe se po kalojnë nëpër një formë solide në këtë pranverë. Aktualisht Liria gjendet në vendin e katërt të tabelës me 33 pikë të tubuara, katër më shumë sesa KEK-u, që gjendet në vendin e shtatë. Ky do të jetë takimi i vetëm që zhvillohet të shtunën, derisa të dielën luhen edhe pesë ndeshje tjera të kësaj jave. Derbi do të zhvillohet në Mitrovicë ndërmjet kampionit në fuqi, Trepçës dhe Prishtinës, i cili është favoriti kryesor për ta fituar sivjet titullin e më të mirit. Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Flamurtarit shumë të rrezikuar për t’u larguar nga Superliga dhe Besës cilësore. Kuqezinjtë synojnë ta shënojnë fitoren e parë pas katër humbjeve të njëpasnjëshme, ndonëse nuk do ta ketë aspak lehtë, sepse Besa synon ta mbajë pozitën e tretë të tabelës. Interesant do të jetë edhe në Merdare, ku Hysi përballet me Vëllaznimin e rrezikuar.

Superliga – Xhiroja e 22-të

E shtunë
KEK-u – Liria

E diel
Trepça – Prishtina
Ballkani – Trepça ‘89
Ferizaj – Drenica
Hysi – Vëllaznimi
Flamurtari – Besa

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›