E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e Ramës për qëllime personale

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 15:00

Kreu i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim në Shkodër në kuadër të fushatës paraelektorale, nga ku komentoi edhe deklaratat e kreut socialist Edi Rama mbi zgjedhjet.

Meta tha se "deklarata e Ramës nuk është e papritur jo vetëm për LSI-në, por për gjithë shqiptarët si dhe ndërkombëtarët".

Meta e cilësoi deklaratën e Ramës si "një deklaratë destruktive" dhe politikën e ndjekur nga opozita, "një politikë që Rama e ka nisur pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 2009".

“Të gjithë e kanë të qartë se politika që ndjek Rama është vetëm për qëndrimin e tij në postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe kushtet në Shqipëri janë normale, ndërkohë që anormale është sjellja e lidershipit të opozitës, në kundërshtim me ligjin dhe vetëm përmes dhunës dhe shantazhit", tha Meta

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›