KQZ vendos: Fletët do digjen

Ndonëse kriza politike nuk është zgjidhur, madje sipas opozitës ajo është thelluar pas refuzimit te mazhorances për te ngritur komisionin hetimor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me 4 vota pro dhe me kundërshtimin e forte te përfaqësuesve te opozitës, hapjen e kutive te votimit. Procesi qe nis ne 7 janar do te përfundojë ne datën 5 mars 2011 dhe parashikon djegien e fletëve te votimit si dhe dërgimin e materialeve zgjedhore ne arkivin e shtetit. Por vendimi është paraprire nga debate te forta mes përfaqësuesve te opozitës dhe kreut te KQZ-se Arben Ristani. "Përmes djegies, ju doni te fshihni vjedhjen e votës ne 28 qershor. Manipulimi eshte i provuar si ne rastin e Ruzhdies. Rezoluta e parlamentit evropian kërkon hetim te zgjedhjeve. Ju duhet te jepni dorëheqjen," u shpreh Gjoncaj, ndersa Ristani deklaroi se arbitër i zgjedhjeve ka qene OSBE/ODIHR. Përfaqësuesi demokrat Njazi Kosovrasti e quajti këtë çështje te mbyllur qe ne seancën parlamentare te se enjtes. Sipas tij, ligji përcakton qarte djegien e fletëve. Pas vendimit te KQZ pritet reagimi i ashpër edhe nga selia e Partisë Socialiste, e cila e ka konsideruar me herët këtë hap te këtij institucioni, një shërbim ndaj pushtetit kundër transparencës se zgjedhjeve.
Shpërndaje