Sanatoriumi në rikonstruksion, pavijonet të mbipopulluara nga pacientët
Rindërtimi i spitalit duhet të kishte mbaruar në vitin 2008
Pacientët e shtruar në Spitalin e Sanatoriumit në Sauk, janë grumbulluar duke mbipopulluar pavijonet e këtij të fundit, sepse pjesa më e madhe e këtij spitali po i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjatë prej kohësh. Ndërkaq, pacientët që kanë nevojë për shërbim shëndetësor, janë evokuar nga pjesa ku po bëhen punimet, në pavijone të tjera të këtij spitali duke krijuar çrregullime, radhë të gjata dhe ulje cilësie në shërbimin shëndetësorë. Kështu që dhomat për të shtruarit janë mbushur me pacientë tepër standardeve e të normëzua dhe në këtë mënyrë vështirësohet përmirësimi shëndetësorë i të sëmurëve. Në spitalin e Sanatoriumit prej disa kohësh, pacientët e ardhur përgjithësisht nga rrethet, përveç kushteve të papërshtatshme që janë krijuar në pavijonet e këtij reparti, ata përballen edhe me radhët e gjata për tu shtruar. Një pjesë e tyre presin nëpër korridoret e spitaleve me shpresë për të dalë pacientët e shtruar më parë, në mënyrë që të zënë vendin e tyre. Pjese më e madhe e pacientëve janë të moshuar dhe të pamundur për të përballuar këtë situatë. Ndërkohë edhe ato pak dhoma që janë në dispozicion për shërbim shëndetësorë, mbajnë 4-5 pacientë, duke shtuar edhe disa të afërm të tyre që u rrinë pranë. Mjekët nga ana e tyre pohuan se moti i ftohtë i stinës aktuale, me virozët e ndryshme që sjell, bën të mundur rritjen e konsiderueshme të numrit të pacientëve përgjithësisht të moshave të vjetra. Ky fakt, natyrisht krijon mbipopullim me pacientë të spitalit të Sanatoriumit, duke u ndihmuar nga numri relativisht i shtretërve. Përveç kësaj, rikonstruksioni i spitalit në një stinë të papërshtatshme ka krijuar disa probleme të tjera që lidhen me cilësinë e higjienës në këtë sektor. Për shkak të punimeve janë krijuar mbeturina dhe pluhur, të cilat përbëjnë një rrezik serioz jo vetëm për pacientët me imunitet të dobët, por edhe për vetë personelin mjekësor. Pjesa perëndimore e Spitalit të Sanatoriumit në këtë fluks pacientësh të ardhur nga rrethet nuk shërben si qendër shëndetësore prej shumë kohësh, madje rikonstruksioni i saj po shkakton dëme të mëdha, si në ndotjen e ambienteve ku ka të shtruar aktualisht ashtu edhe me ndotjen akustike nga zhurmat e betonierave. Vetë mjekët, pasi e pranuar situatën dhe rrezikun që u kanoset, ata pohuan se rikonstruksioni po bëhet pa plan të mirëpërcaktuar dhe në kohë të papërshtatshme kur virozët dimërorë janë në kulmin e tyre gjithashtu dhe numri i të shtruarve. Jam i sëmurë nga mushkëritë. Te ky spital vij disa herë në vit. Në dhomën ku jam shtruar, numri i pacientëve është dy herë më i madh se norma e lejuar dhe bashkë me të shtruarit vijnë edhe familjarët e tyre. I kanë marrë shtretërit nga pavijonet ku po rikonstruktohen dhe i kanë sjellë këtu ku nuk po bëhen punime. Siç e sheh, ajri bëhet shumë i rëndë brenda dhe nuk kemi qetësi asnjë sekondë të ditës, u shpreh një e moshuar, e cila vinte nga rrethi i Dibrës. Duke parë gjendjen e të sëmurit, mjekët, nga ana e tyre, janë të detyruar ti shtrojnë pacientë dhe ti transferojnë nga pavijone të tjera, duke e bërë në këtë mënyrë joefikas shërbimin shëndetësorë, sidomos në këtë stinë të rënduar me viruse të ndryshme. Rikonstruksioni i spitalit të Sanatoriumit ë disa raste po bëhet i panevojshëm dhe aq më shumë po realizohet në një kohë tepër të pa përshtatshme, pikërisht në stinën e dimrit ku numri i pacientëve është shumë i madh, gjë e cila sjellë çrregullime në kujdesin shëndetësor. Pavijone të këtij spitali kanë nevojë për rikonstruksion të plotë dhe zgjerim të hapësirave të saj, por jo rikonstruksion të pjesshëm dhe aq më tepër në kohë të papërshtatshme, ndërhyrja duhet të ishte bërë në kohën e verës pasi të ishin marrë masa për evokimin e pacientëve pa krijuar probleme. Ndërkaq, spitali i Sanatoriumi ose siç quhet ndryshe spitali i sëmundjeve të mushkërive, ka qenë planifikuar dhe miratuar për tu rikonstruktuar brenda vitit do 2008, duke u shndërruar kështu në një spitalin rajonal i kryeqytetit. Madje, pjesa e kirurgjisë së mushkërive ishte planifikuar për t'u transferuar në ambientet e Spitalit Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Pra ishte parashikuar ndërtimi i këtij spitali dhe parimisht Spitali i Sëmundjeve te Mushkërive (Sanatoriumi) ishte vendosur për tu kthyer në spital universitar. Megjithatë, siç po e dëshmojmë ky spital po vazhdon avazin e punimeve, pa marrë parasysh dëmet e sakatuara dhe kohën e papërshtatshme të ndërhyrjes. Një problem tjetër që shfaqet si pasojë e fluksit të pacientëve dhe mbipopullimin e dhomave me të shtruar, është përzierja e pacientëve me simptoma të ndryshme në një dhomë, gjë e cila krijon mundësi që pacientët të infektojnë njëri-tjetrin, duke rrezikuar seriozisht më tej shëndetin e tyre.
Flasin pacientët
Xhevahire Sina
Kam ardhur nga Shkodra dhe ka një javë që jam shtruar sepse jam e sëmurë rëndë me ftohje. Doktorët më këshilluan që të qëndroja këtu në spitalin e sanatoriumit por dhomat e të shtruarve janë plot me pacientë sepse pjesa më e madha e spitalit po i nënshtrohet rikonstruksionit. Siç e sheh, këtu me mua presin edhe shumë të tjerë daljen nga spitali të ndonjë pacienti të shtruar kohë më parë, ndërkohë secili nga ne pretendon të shtrohet sa më parë. Pra, rikonstruksioni i tanishëm na krijon kushte shumë të vështira duke favorizuar përparimin e sëmundjes dhe krijimin e infeksioneve të tjera që vinë nga ndotja ambientit si përreth spitalit ashtu dhe mjediset brenda tij.
Idriz Lita
Jam 70 vjeç. Kam ardhur nga rrethi i Kukësit për tu shtruar në spitalin e Sanatoriumit sepse marr frymë me shumë vështirësi. Doktorët më kanë thënë që kam nevojë të shtrohem, por tani për tani nuk ka vende dhe jam i detyruar të rri tek të afërmit e mi në Tiranë, ndërkohë vij çdo ditë këtu për të pyetur nëse do të krijohet ndonjë vend i lirë. Meqenëse spitali po rregullohet, pacientët e pavijoneve të tjera i kanë grumbulluar në pjesën tjetër të tij, kështu që edhe ato pak dhoma që aktualisht shërbejnë për pacientët, janë me nga 6-7 persona në dhomë.
Hanke Lata
Jam 83 vjeçe dhe banoj në Tiranë. Në këtë spital jam shtruar edhe herë të tjera, por këtë radhe kam pasur vështirësi të shumta. Dhomat janë të mipopulluara dhe brenda të merret fryma nga ajri i rëndë. Pak metra më tutje punohet tërë ditën, shemben suva, bëhen zhurma nga më të ndryshmet dhe për asnjë sekondë nuk jam e qetë. Ftohjet dhe infeksioni në mushkëri janë sëmundje delikate, të cilat duan kujdes të veçantë. Për shkak të rikonstruksionit, shërbimi shëndetësorë nuk ofrohet aspak cilësor. Edhe për shkak të moshës ashtu dhe të sëmundjes, unë e kam të pa mundur ta përballoj këtë situatë, kështu që jam e detyruar të shkoj në shtëpi
Ahmet Kurti
Ka dy javë që jam shtruar me shumë vështirësi në këtë spital dhe pse e kisha të detyrueshme shtrimin me rekomandim nga mjeku i rrethit tim. Meqenëse jam në moshë të vjetër dhe vuaj nga një infeksion shumë i rëndë në mushkëri, e kam shumë të vështirë të jetoj më disa të sëmurë të tjerë në të njëjtën dhomë. Doktorët më kanë thënë që duhet të rri edhe disa ditë dhe përveç ilaçeve, doktori më ka rekomanduar për të marrë ajër sa më të pastër. Por këtu, për shkak të punimeve që po kryhen, ajri që thith po ma rëndon më keq gjendjen shëndetësore.
Last Updated on Saturday, 07 March 2009 12:09