E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetraplegjikët ndërpresin grevën e urisë

Tetraplegjikë e mbyllur në grevë urie prej të hënës ka vendosur të ndërpresin këtë formë proteste dhe sot në orët e para të mëngjesit kanë lënë ambientet e tyre për t'u rikthyer në shtëpi. Dalja e tyre nga greva erdhi pas takimeve që patën dje me disa prej ministrave të kabinetit Berisha nga ku edhe morën premtimin për të zgjidhur disa prej kërkesave që ata kanë. Kryesisht qeveria ka marrë përsipër kalimin në kuvend të paketës shëndetësore si dhe disa pika të tjera që ishin shkak i grevës së urisë. gjatë ditës së djeshme grevistët shfaqën shenja përkeqësimi të shëndetit dhe sot kanë braktisur grevën

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›