E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD paralajmëron Ramën se gjethja e fikut do ta ndjekë gjithë jetën

Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate për shtyp akuzoi, Edi Ramën për realizimin e skenarit të përgjimit dhe organizmit të kurthit të ish-ministrit Pango. Duke vlerësuar qëndrimin e marrë në kohë nga kryeministri Berisha, ndaj abuzimit të papranueshëm dhe të papajtueshme me kodin e etikës të zyrtarit, të Pangos, zëdhënësi Bogdani veçoi se ky do të jetë standardi konstant i Kryeministrit dhe i Partisë Demokratike, ndaj cilit do. Partia Demokratike thekson në përgjigjet e histerisë, të Mr. Lakuriqit, se njeriu i vetëm që nuk ka fytyrë dhe gojë të flasë për këto probleme është Edi Gjethja e Fikut Rama. Vërtetë, Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke fytyrë, as gojë, të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu më pervers që mund të ekzistojë, theksoi zëdhënësi i shtypit të PD, Bogdani. Duke u kthyer kohë pas zëdhënësi Bogdani përmend akuzat që Rama i ka bërë bashkëshortes së tij. Kjo sepse je ti z. Rama i vetmi në Shqipëri që në vitin 91 lëshove akuza monstruoze ndaj bashkëshortes tënde të nderuar, se ajo e kishte djalin me babanë tënd. Këtë akuze të pështirë sa vet morali yt, e përdore edhe si padi për të divorcuar dhe shkatërruar jetën e një nëne, një zonje, një artiste të çmuar të këtij vendi, theksoi ai. Ndër të tjera në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike veçohet, vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke gojë të flasësh, se me perversitetin tënd në vitin 91, pasi rrënove jetën e 1 njeriu të pafajshëm, nënës së djalit tënd, praktikove me zotërinjtë A.K., S.N., E.T., dhe tre femra si puna juaj për gjashtë muaj rresht orgji kolektive. Je ti z. Gjethja e Fikut, që për instinktet tua shtazore në eksese histerike, detyroje fqinjët tuaj në mënyrë të përsëritur të të padisnin në polici. Gjithashtu, në deklaratën për shtyp të PD, dënohet rëndë edhe morali i kreut të PS, Rama. Ti dhe ata që të rrethojnë ty, nuk mund të flisni për moral, ndërkohë që vraponi mbas testeve të ADN duke akuzuar njëri-tjetrin. Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti Edi Rama, nuk ke gojë, as fytyrë, të flasësh për njeri, ti që si Ministër Kulture e shndërrove atë ministri në kuplara, njëlloj siç ke shndërruar sot kullën e Myslym Pezës në një kuplara të padeklaruar. Duke e lidhur Ramën me sajimin e skenarit të ngjarjes së fundit, zëdhënësi e krahason kreun e PS me njeriun primitiv. Nuk mund të flasësh për problemin e z. Pango, jo vetëm se je sajues i skenarit të tij, por sepse ti në marrëdhëniet dhe raportet e tua, ngjet shumë herë më tepër me kafshë apo njerëz primitive sesa me një njeri të qytetëruar. Në fund të deklaratës për shtyp të Partisë Demokratike, theksohet Z. Rama nuk ke gojë të flasësh, se je i vetmi politikan në këtë planet, që si Ministër i këtij vendi, do të detyroje gazetat të mbulonin me gjethe fiku të pasmet dhe të parmet tua. Gjethja e Fikut do të të ndjekë deri në fund të jetës tënde politike. Ndaj, e drejta jote është vetëm heshtja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›