Raporti, dalin provat e korrupsionit për zgjedhjet e FIFA-s
Komiteti i Etikës i FIFA-s ka bërë të ditur se ka gjetur prova të pakundërshtueshme, bindëse dhe jashtëzakonisht të mëdha se Muhamed Bin Hamam dhe Xhek Uorner, janë të implikuar në një skandal korrupsioni për votat e presidencës së FIFA-s.
Raporti paraprak i Komisionit të Etikës ka nxjerrë në dritë arsyet përse rivali i Blater në zgjedhjet presidenciale u përjashtua nga gara vetëm pak ditë përpara fillimit të Kongresit. Ndërkohë, Uorner, ish-kreu i Konfederatës së Amerikës së Veriut, dha dorëheqjen pak ditë pas nisjes së sulmeve Bin Hamam-Blater, duke i lënë rrugë të lirë hetimit.
Raporti i Komisionit të Etikës, i përpiluar nga gjykatësi nga Namibia Petrus Damuseb muajin e shkuar dhe i nxjerrë në dritë nga agjencia Reuters, provon se Bin Hamam ishte përfshirë në një çështje korrupsioni dhe se Uorner ishte një vegël e tij.
Pasi kjo ka dalë në dritë, Bin Hamam është shprehur se nuk ka bërë asgjë të gabuar, ndërkohë që Uorner nuk ka pranuar të bëjë shumë komente. Në raport thuhet se Xhek Uorner ka organizuar një mbledhje speciale në Trinidad, ku kanë qenë të ftuar drejtuesit e Federatave të zonës amerikano-qendrore dhe veriore.
Tashmë është provuar se Bin Hamam i ka dhënë secilit prej anëtarëve një shumë prej 40 mijë dollarësh. Komisioni i Etikës e ka akuzuar Uorner se kishte dijeni për këtë dhe nuk e denoncoi. Gjithashtu, Komisioni vëren se këto para janë dhënë me qëllim ndikimin në zgjedhjet e 1 qershorit.
Pra, Bin Hamam ka kryer veprime korruptive, ndërkohë që Uorner nuk mund të ketë qenë përveçse një vegël e tij”, shkruhet më tej në raport. Ndërkohë, menjëherë pas zbulimit të raportit, Bin Hamam ka hedhur sërish poshtë gjithçka nëpërmjet zëdhënësit të tij, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë skandal korrupsioni.
Zgjedhjet për presidencën e FIFA-s, që u mbajtën më 1 qershor në Zvicër, u përfshinë nga akuza të shumta mes kandidatëve Blater dhe Bin Hamam, ndërsa skandali i korrupsionit bëri që ish-kreu i Konferedatës Aziatike të përjashtohej nga gara.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)