Sanchez në Manchester City

E ardhmja e Alexis Sanchez do të jetë e lidhur me Manchester City. Mediat angleze shkruajnë se futbollisti kilian do të luajë në Premierligë nga sezoni i ardhshëm. Sipas tabloidit ‘The Sun’, bisedimet në mes të Cityt dhe Udineses, të zhvilluara të hënën mbrëma në Barcelonë, kanë sjellë fryt.
‘Citizens’ do t’i paguajnë 33 milionë euro për lojtarin, plus lojtarin sllovak Vladimir Weiss, i cili vlerësohet 3-4 milionë. Me lojtarin, City kishte arritur marrëveshje më herët. Lojtarit do t’i ofrohet një kontratë pesëvjeçare, ndërsa do të paguhet 3,4 milionë euro në vit.
“Vendimtar ishte ndikimi i Roberto Mancinit. Italiani e sheh Sanchezin zëvendësues ideal të Carlos Tevez, i cili po mendon të largohet nga Manchesteri”, shkruan ‘The Sun’.
Sanchez pati një sezon të shkëlqyeshëm me Udinesen, duke i bombarduar portat e kundërshtarëve së bashku me Antonio di Natalen. Për të interesim kanë shfaqur edhe Juventusi, Interi, Chelsea dhe Barcelona.