Sandër Lleshi: Shkarkuesit më kujtonin kandidat të PS dhe fundamentalist katolik
Ish-gjenerali i shkarkuar Sandër Lleshi, duke folur në një intervistë për Mapo, shprehet se lirimi i tij nga detyra, ka ardhur për faktin se ata që e shkarkuan, mendonin se ishte katolik fundamentalist dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet.
Në mars të këtij viti, nga autorët e aktit të sotëm të lirimit tim, është iniciuar një sulm mediatik i kombinuar. Nga njëra anë, autorët e tij synonin të krijonin idenë se unë isha të paktën kandidat për socialist. Në anën tjetër, ata përpiqeshin të krijonin idenë se, nëse në fushën politike isha ende një kandidat për socialist, në një fushë tjetër isha shumë larg. Ata mendonin se isha edhe një fundamentalist katolik, një kryqtar, njëMë kujtohen tash përshkrimet e mrekullueshme të Pater Zef Pllumit për ato gjyqet komuniste kur në Shqipërinë e shekullit 20, dënoheshin njerëz, për krimet e inkuizicionit në Mesjetë, ka thënë ai.
Më datë 8 prill, në gazetën Sot është botuar kërkesa e forumit që përmendët ju, në të cilën i kërkohej Presidentit të Republikës, Ministrit të Mbrojtjes e shumë autoriteteve të tjera të vendit që të dekretonin lirimin tim nga radhët e FA-së, si dhe të nisnin procedimin penal për kinse një artikulim ekstrem katolik që ata kishin konstatuar tek artikulli im NATO, Aleanca jonë, të botuar në gazetën Panorama po më datë 1 prill të këtij viti. Pas këtij propozimi të errët, unë i jam drejtuar zyrtarisht ministrit Imami dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjunkshi, me kërkesën që të urdhëronin investigimin e prapavijës së këtij sulmi provokues. Shkresa ime mbeti pa përgjigje. Në vend të saj mbërriti Dekreti i lirimit. Ndodhi ajo që kërkohej nga Kanadaja. Ky është fakt i njohur tashmë botërisht. Unë i jam drejtuar publikisht Ministrit të Mbrojtjes dhe Presidentit të Republikës që të shprehen rreth kësaj koincidence fatkeqe. Për çudi, ata vijojnë edhe sot të heshtin rreth kësaj pyetjeje, ndërkohë që faqe të shumta interneti, simotra me ato të forumit në Kanada, po festojnë suksesin e propozimit të tyre. Mendoj se është detyrim minimal që Ministri i Mbrojtjes dhe Presidenti të distancohen nga organizata të tilla të errëta dhe të mos lejojnë që në imazhet e institucioneve të shtetit shqiptar të dekorojnë faqe interneti me përmbajtje skandaloze.
Unë vetë lutem që mes propozimit për lirimin tim të ardhur nga Kanadaja dhe propozimit të ministrit Imami me të njëjtin objekt, Presidenti Nishani të jetë vënë në lëvizje vetëm nga Imami, ani pse kundër ligjit, ka shpjeguar ai./b.l