E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i përgjigjet Ramës: Patosi thahet për ujë, se ujësjellësin e vjel Kryebashkiaku yt

Partia Demokratike çeli fushatën e saj elektorale në Patos, ku dhe prezantoi kandidatët e saj për deputet. Kryeministri Berisha në fjalën e tij ka shfrytëzuar prezencën në këtë miting elektoral për tiu përgjigjur akuzave të shefit të opozitës, të lëshuara gjatë paradites lidhur me mungesën e ujit. Shefi i qeverisë ka bërë përgjegjës direkt Kryebashkiakun socialist të Patosit, që sipas tij të gjitha të vjelat nga ujësjellësi i ka kthyer në rroga për partinë, ndërsa e ka ftuar atë të ndjekë shembullin e kolegut të tij në Durrës për tia kaluar nën adminsitrim qeverisë.

Shoku i autobusit kudo që shkon nga xhamat e autobusit mavi Shqipëria i duket mesjetë. Unë do ti them dy fjalë. Banorët e Patosit në mënyrën më të pamerituar vuajnë për ujë, kjo sepse kryetari i Bashkisë që e administron e vjel atë për vetë. Nëse sdo donte ta mbante në adminsitrim, mund tia linte qeverisë si ai i Durrësit. Qeveria ime trefishoi grantet për Bashkinë. Cfarë bënë këta zotërinj? I shndërruan të gjitha në rroga për partinë dhe jo kanale dhe rrugë për ju, pastaj Kryetari i tyre thotë jemi në mesjetë. Zotërinj, këtu është papërgjegjshmëri e plotë e kryetarit tuaj socialist tha Kryeministri.

Marrë shkas nga takimi i Ramës në Patos, Berisha ka ironizuar akuzat e tij për përdorim të administratës në zgjedhje, ndërsa nuk nguroi ti dalë në mbrojtje edhe një kompanie të huaj në këtë zonë, të cilën më herët lidershipi rozë e kryeqëzoi në deklarata e tij.

Projekti tjetër është projekti i mohimeve, kërcënimeve dhe mashtrimeve. Shoku i autobusit sot këtu ka sulmuar një kompani të huaj, e cila i paguan shtetit shqiptar taksa me të cilat ndërtojmë rrugët, ujësjellësat, kanalizimet, jo më pak se 200 mln dollarë në vit, ka bërë 800 mln euro investime në këto zona. Me këto kërcënime ai sbën gjë tjetër vetëm ngjall hijen e të shkuarës, nuk ka vend në botë që janë zhvilluar pa investimin e kapitalit të huaj. Shoferi i autobusit mavi kalon nga një shesh në një tjetër, duke bërë fyerje kolektive. Qytetarët që mbushin sheshet në mitingjet e PD i quan robër, packa se këtu në krah të tij kishte drejtoreshën e shkollës, inspektorin e arsimit. Ju jeni qytetarë të lirë, cfarëdo detyre që të keni ju jeni të lirë të mbështesni cilindo, nuk është detyra jonë tia mbushim sheshet. Ju ftojmë që me 23 qershor të votoni 44 dhe Partinë Demokratike deklaroi Berisha.

Lideri i së djathtës më tej është ndalur dhe në programin e PD për katërvjecarin e ardhshëm, me në qendër rritjen e mirëqënies dhe punësimin e qytetarëve.

Përpjekje të mëdha kemi bërë për një infrastrukturë moderne, shkolla, kanalizime, ujësjellësa, kemi bërë gjithcka që ju të ecni përpara. Jam këtu për të deklaruar para jush se ne këto arritje i konsiderojmë thjesht si një bazë për të ndërmarrë katër vitet që vinë planin më të fuqishëm të punësimit të qytetarëve të Patosit dhe mbarë Shqipërisë, projektin e rritjes së mirëqënies, rritjes së rrogave dhe pensioneve të qyetarëve shqiptarë. Ne e bazojmë puënsimin tek ulja e barrës fiskale.Taksa e sheshtë bëri të mundur që bizneset e vogla të rriten me 80%. Ne hoqëm cdo taksë mbi cdo makineri, ulëm 20% koston e investimeve të bizneseve, ato do kenë mundësi të zgjerojnë aktivitetet dhe të punësojnë shumë më tepër qytetarë. Hoqëm tatimin mbi fitimin për të gjithë punëtorët me rrogë nën 30 000 lekë. Do bëjmë gjithcka për të thithur investime të huaja. Projekte të mëdha do ndërmerren, shumë shpejt do merret vendimi për projektin TAP, me të do fillojë procesi i plotë i gazifikimit të cdo familje shqiptare, përmes saj do happen me mijëra vende pune, ndërsa ulet dhe kostoja e jetesës për familjet shqiptare. Katër vitet që vinë do punësojmë masivisht qytetarët tanë në ferma. Për të rritur më tepër punësimin do trefishojmë grantet për bujqësinë, do ndërtojmë sistemin më modern vaditës dhe kemi vendosur të rimbursojmë për cdo fermer akcizën e naftës, TVSH për plehrat kimike dhe fidanët. Ne do punësojmë shqiptarët sepse në të katër anët e vendit po ndërtohen dhjetëra dhe do ndërtohen qindra hidrocentrale, ne do punësojmë shqiptarët se do shkojmë drejt dyfishimit të turizmit. Ne do punësojmë shqiptarët në fushën e teknologjisë së lartë. Ky është plani ynë i punësimit, që bazohet mbi të gjitha në iniciativën tuaj të lirë përfundoi Kryeministri.

Ndërsa Ministri Sokol Olldashi, kandidat për deputet për qarkun e Fierit, tha se Rama është një model që shqiptarët e njohin mirë dhe për këtë arsye duhet ti thonë jo në 23 qershor.

Sot patët autobusin në Patos, erdhi dhe u tregoi përralla. Ai është një model që shqiptarët e kanë parë, po e shihni dhe ju me modelin e qeverisjes së ujësjellësit tuaj, e thau për ujë Patosin.Ky është modeli i Edi Ramës dhe ky është modeli që ju do ti thoni jo në 23 qershor deklaroi Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›