E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha në Durrës: Rama, një nihilist që e paraqet Shqipërinë si në mesjetë (VIDEO)

berisha me kemisheNë vijim të fushatës së tij, Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e ujësjellësit Spitallë Porto Romano në Durrës. Berisha ka thënë se ai i mban premtimet, pasi u premtoi 24 orë ujë banorëve të kësaj zone dhe tashmë ata kanë 24 orë ujë.

Kam kënaqësi të madhe që vij sot këtu, pasi po në këtë shesh premtova solemnisht ujësjellësin dhe ujë 24 orë për ju. Sot ju pas një pune të madhe investimeve të qeverisë dhe ndërmarrjes së ujësjellësit jeni zona që merrni ujë 24 orë, siç e meritoni.

Ju keni ardhur në këto zona keni investuar lumenj djerse, mundi, sakrificash keni ngritur këtu një qytet të tërë, i keni dhënë Durrësit dimensionet më të mëdha në historinë e tij, keni sjellë energji  të madhe dhe ne do të bëjmë gjithçka që ndërtimet tuaja, përpjekjet tuaja, bizneset tuaja të kenë shërbimet më të mira. Fjala ime për ju është se katër vitet që vijnë do të asfaltojmë çdo rrugë, rrugicë të Spitallës, Kënetës dhe të Porto Romanos. Do të garantojmë shërbimet më cilësore do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë, çdo qendër shëndetësore, do të bëjmë gjithçka për punësimin tuaj, tha Berisha.

Berisha nuk ka lënë pa sulmuar kryesocialistin Edi Rama, duke e quajtur një nihilist që e paraqet Shqipërinë si në mesjetë.

Edhe njëherë për të pasur të qartë mashtrimet e shokut të autobusit mavi, ju ftoj të shkoni tek një biznes i vogël në qendër të Durrësit e të pyesë sesa taksa paguan nga  Vangjushi (Dako) i Ramës. Shkoni në qendër të Tiranës dhe pyesni po atë biznes sesa taksa paguan në Tiranë. Në rast se taksat e Tiranës nuk janë 40 përqind më të ulëta se këtu në Durrës, atëherë ju keni të drejtë të votoni taksat e Vangjushit.

Ju bëj thirrje, ftojeni shokun e autobusit mavi, të vijë këtu, sepse deklaron çdo ditë se jemi në mesjetë, jemi pa ujë. Më duhet ti them këtij nihilisti se vetëm pesë vite më parë, më pak se 60 përqind e shqiptarëve merrnin ujë të rrjedhshme, sot 90 përqind e shqiptarëve marrin ujë të rrjedhshme, ende jo 24 orë, por çdo javë, çdo muaj, çdo vit po rritet numri i qytetarëve që po marrin ujë 24 orë.

Prandaj i thoni shokut të autobusit mavi hajde sille autobusin  tënd këtu, që të shpëtosh nga mesjeta e Shqipërisë, sepse këtu kemi ujë 24 orë.

Ju jap fjalën se Partia Demokratike, lumenjtë e djersës, që ju keni derdhur për të ndërtuar qytete të terë, do ti shpërblejmë për ndërtimin e infrastrukturës më moderne, që ju meritoni./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›