Sandnes mundohet ta bindë Raskajn

Futbollisti kosovar ka paralajmëruar se mund të largohet nga ekipi aktual, pasi preferon që të luajë në një ekip më të madh, por drejtuesit e Sandnesit po e bëjnë të pamundurën për të mos e humbur yllin e tyre.
“Raskaj ndoshta është lojtari më i rëndësishëm për Sandnes Ulf. Ai është shumë i dashur në Gaukereiret. Aneli ka një magji me topin. Ai bën gjëra me topin të cilët mund të duken të pamundura, ka thënë kreu i Gaukereiret sponsor i Sandnesit, Thore Bauge.
Me kontratën në skadim, tifozët e Sandnes frikësohen se mund ta humbasin Raskajn. Për këtë, ky ekip po mundohet ta gjejë zgjidhjen që ta mbajë lojtarin edhe sezonin tjetër.
“Nuk do të kishte më mirë nëse ai pranon të mbetet këtu. Atij i pëlqen ekipi, të shohim. Nuk është sekret që bëhet fjalë për aspektin ekonomik”, tha drejtori sportiv i Sandnes Ulf, Tom Espedal.
Interesim për kosovarin kanë shprehur ekipet suedeze Elfsborgu e Malmo dhe ato norvegjeze Rosenborg, Mode dhe Stromsgodset.