E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi me trajner të ri

Klubi i basketbollit Bashkimi ka angazhuar trajner të ri. Bëhet fjalë për maqedonasin Boban Mitev, i cili sezonin e kaluar kishte drejtuar skuadrën e Pejës. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i klubit prizrenas, Fadil Sahiti.

37 vjeçari ka përvojë të madhe, ngase ka udhëhequr klubet e njohura maqedonase si MZT- Skopje, Rabotnicki e BC Vardar. Sipas Sahitit, marrëveshja me trajnerin e ri do të zgjasë deri në fund të këtij sezoni. Së fundmi, klubi prizrenas udhëhiqej nga trajneri kosovar Naser Oskaqek, i cili e kishte zëvendësuar trajnerin boshnjak Adin Adinoviq.

Mitev është trajneri i katërt që do t’i prijë këtë sezon “Arpagjikët”, pas Jeton Nixhës (u largua në fillim të sezonit), Adin Adinoviq dhe Naser Oskaqek. Pas 20 xhirosh të zhvilluara në TechnoMarket Superligën e Kosovës në basketboll, Bashkimi zë pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë të tubuara, sa ka edhe Trepça, që është e treta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›