Sandri fshihet në Golem nga frika e mitingutNga Antena brenda familjesSandri dje u nis në drekë nga Tirana. Lajmet se militantët e opozitës po mbushnin sheshin “Skënderbej” i kishin ngritur nervat. Foli një herë me doktorin. - ǒbëhet kështu mo burr
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri fshihet në Golem nga frika e mitingutNga Antena brenda familjesSandri dje u nis në drekë nga Tirana. Lajmet se militantët e opozitës po mbushnin sheshin “Skënderbej” i kishin ngritur nervat. Foli një herë me doktorin.
- ǒbëhet kështu mo burrë?! - tha. - Po vijnë njerëz nga të gjitha anët. Ne s’kemi njerëz fare të dalin t’i trembin. E pashë atë Lushën tek Hotel Tirana që po shante ca njerëz. Gjeni dhe ca të tjerë. Dhe një me mustaqe, se ç’e ke ti atë,… e kam pa si shofer.
- Sandër, tani unë kam dhënë një porosi, po e kupton vetë ti. Se ata që thua ti, mos u çudit që t’i përdorë dhe Rama. Shiko, Rama, o zotëri, ka fut njerëz nga këta që mburren që janë me ne, jo se ti s’i njeh mirë këta, janë ca pisa d.m.th, që thonë rroftë Sali Berisha dhe bëjnë atë që do Rama. Jo, i njoh mirë ata unë, dhe kam urdhër t’i arrestojnë, po kanë bërë provokime.
- Jo mo jo, se unë s’i njoh mirë, po kam parasysh se dhe më 14 shtator unë Izetin mora në telefon të më mbronte televizionin dhe kam idenë se këta janë të tutë.
- Jo Sandër, ata kanë dalë me mendje të tyre dhe bëjnë punën e Ramës. Më thanë dhe për ca të tjerë që ishin fut në turmë, po s’kemi lidhje me ta. Sandër, dëgjo, unë nuk e pengoj protestën me dhunë. Bëmë sa mundëm me ministrin e Shëndetësisë, njoftuam që mund të ketë rrezik epidemie, tani s’kemi ç’bëjmë më.
- Jo mo, janë legenë ata. Pastaj mos e thuaj më atë të virusit, se do thonë që duhet mbyll dhe qeveria, se janë 15 veta, nga 5 që duhet të jenë.
- Sandër, s’kam ç’të bëj. Të ndodhë çfarë të ndodhë. Po natyrisht tri ditë aty s’rrihet. Se mund të nxehen qytetarë të tjerë dhe të dalin dhe ata në antimiting pastaj.
- Nejse, unë po dal një herë doktor, të shikoj ç’bëhet dhe të njoftoj.
Pasi mbylli telefonin me doktorin, mori familjen dhe u nis drejt Golemit. Mori dhe Fevziun dhe Samirin që të sigurohej, kur ata doli që ishin në Rinas dhe po iknin jashtë shtetit. E kapi një makth pse qëndroi në Shqipëri, por nuk e dha veten. Pas një ore e mori prapë doktori.
- Sandër ç’po bëhet? Sa njerëz ka?
- S’ka shumë doktor. Pak vetë janë aty në shesh dhe policia ka punuar mirë, se ka bllokuar rrugët.
- Ashtu ë? Mirë Sandër, dakord, s’ka thua ti. Po ku je ti Sandër, se shiko, ca më thonë ka shumë, ca thonë s’ka fare?
- Unë s’jam aty tani, po mua më thanë që s’ka shumë, kur kalova unë, s’kishte shumë.
- Sandër, shiko, mirë, dakord, nejse, po shiko, Sandër, ç’ka ndonjë gjë?
- Asgjë doktor. Ça të them? Kur kalova unë, s’kishte shumë njerëz.
- Mirë Sandër, ku je ti tani, se më duhet të di sa njerëz ka, se ca më thonë ka shumë, ca pak?
- Po ja doktor, pak kishte. Pyeta dhe Blushin. Më tha: “S’ka njeri fare, as që del njeri për Ramën”. Pyeta dhe Kaç Islamin dhe Ben Malajn, gjithë këta socialistët më thanë që s’ka njeri fare.
- Ashtu Sandër ë? Ku je ti Sandër tani…?
- Po ja, unë po iki pak deri në Golem të lë këta të familjes, se do merrem tri ditë me protestën, do t’i q… robt këtyre! Po të çoj një herë këta të familjes në Golem. Dhe kam pak merak, se do t’i lë dhe vetëm. Ke ndonjë nga demokratët e Kavajës të bëjnë roje aty te fshati?
- Ashtu ë? Po mirë mo, u them. Ku je ti Sandër tani, se ca më thonë ka shumë, ca më thonë ka pak?
- Po jo doktor, se s’ka shumë, po të them unë tamam pastaj.
- Sandër, ku është Fevziu se s’më del në telefon?
- Ka ikur jashtë doktor… me Samirin më duket, s’di se ku.
- Ashtu, mirë. …Ka ikur jashtë ë? …Mirë. Ti Sandër ku je?
- Ja doktor se po çoj familjen në Golem dhe kthehem.
- A..a, shumë mirë, kthehu pak në shesh dhe më thuaj pak sa vetë janë, se ca më thonë janë shumë, ca më thonë janë pak.
- Mirë doktor, s’ka problem, se kthehem unë. Ku je ti, në shtëpi?
- Jo Sandër, dhe unë në Durrës jam, kur të mbarosh, eja këtej... Ku është ky Fevziu the ti?
- Ka ikur jashtë doktor, po besoj se kthehet të hënën...
- Të hënën thua ti ë? Epo të hënën mbyllet protesta. Mirë. Shko shiko një herë. Ku je tani, se s’më the?
- Po ja doktor, në makinë jam, po çoj familjen në Golem dhe të them unë pastaj.
- Mirë Sandër, po këta kanë fikur të gjithë telefonat domethënë. As më ‘97 s’më ka ndodhur kështu. Paskan ikur të gjithë. Ka ikur dhe Fevziu thua ti. Mirë, dakord. Ky Ilir Meta kishte çuar një Besian, një Besian aty në miting dhe më tha se “s’kishte as një mijë vetë”. Ca të tjerë thonë ka më shumë. Ti Sandër ku je?
- Ja se erdha doktor, këtu afër jam.
- Mirë, eja pak d.m.th., se paskan ikur të gjithë. Kanë fik të gjithë telefonat, s’e marr vesh. Dhe këta të policisë s’janë në vete më duket.