Albtelekomi - kompani problematike për qytetarëtNga Izet ShehuÇdo ditë, në emisionet televizive “Koha për t’u zgjuar”, të News 24, drejtuar nga gazetari i mirënjohur Bashkim Hoxha dhe “Forum” të gazetares së re të Shijak TV, zonjushës Eljona Hoxha, q
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Albtelekomi - kompani problematike për qytetarëtNga Izet ShehuÇdo ditë, në emisionet televizive “Koha për t’u zgjuar”, të News 24, drejtuar nga gazetari i mirënjohur Bashkim Hoxha dhe “Forum” të gazetares së re të Shijak TV, zonjushës Eljona Hoxha, qytetarë të shumtë fryjnë e shfryjnë me të drejtë kundër faturave të kripura të telefonisë fikse. Albtelekom sh. a., është bërë një abuzivist i shfrenuar duke i rrjepur qytetarët shqiptarë. Askush nuk merr përsipër për ta frenuar këtë kompani abuziviste. Kur të gjithë qytetarët ankohen hapur ndaj kësaj kompanie, përse nuk ndërhyhet urgjentisht për ta frenuar këtë makutëri? A i dëgjoni, zotërinj të nderuar, ankesat e përditshme të qytetarëve për faturat zhvatëse të telefonisë fikse? Mirë se pronari i kompanisë apo ata që kanë përfitime nga kjo zhvatje heshtin, po a duhet të heshtë shteti? Shteti duhet të mos e bëjë veshin shurdh, po brenda ligjeve të kapitalizmit që po ndërtojmë, t’ia ndalë vërshimin korruptiv kësaj kompanie që tashmë është bërë problematike për qytetarët e Shqipërisë.
Kjo kompani të merr rregullisht pajtimin familjar me vlerë 350 lekë në muaj, të vjel TVSH 20%, por, kur vjen puna për t’i shërbyer qytetarit, i zvarrit problemet. Kur të ndërpritet lidhja pa kriter, ata, punonjësit e kësaj kompanie, nuk të përgjigjen në kohën e duhur, por të lenë të zvarritesh zyrave. Edhe pse nuk të përgjigjen në kohën e duhur, nuk harrojnë për të shkruar në çdo faturë: “Kujdes! Afati për likuidimin e faturës është deri në fund të muajit. Çdo vonesë mbas këtij afati shoqërohet me aplikim kamatë vonese dhe ndërprerje sinjali”.
Albtelekom sh. a., e përdor këtë sanksion sipas Kodit të Pajtimit vetëm e vetëm për interesat e veta dhe asnjëherë për interesat e qytetarëve.
Pra, siç e thashë më sipër, kjo kompani është bërë problematike për qytetarët (ndaj i përmenda ankesat sistematike të bëra në News 24 dhe Shijak TV).
Kam në dorë një faturë analitike për bisedat e bëra. Fatura mban numrin 35542232807. Kjo faturë më ra në dorë e printuar nga kompjuteri. Nr. i serisë së kësaj fature: 000011099590 dhe nr. i klientit 300013601.
ǒmë rezulton nga kjo faturë? Nga data 25.03.2009 gjer më datën 30.04.2009 janë 37 ditë dhe jo 30 ditë që ka muaji prill. I mblodha zë për zë dhe më rezulton se shuma nuk është e njëjtë me shumën që jep nëpërmjet kompjuterit punonjësja e postës (1964.4 lekë), por duke mos më ardhur as mua fatura për një kohë të gjatë, kam vënë re se kjo kompani private ka ardhur duke i rritur pagesat e klientëve te saj.
A ka mundësi që pajtuesit familjarë të harxhojë kaq shumë?
Mos të harrojmë se konsumatori i kësaj fature ka kryer shërbime telefonike vetëm brenda kryeqytetit. Albtelekom sh. a., është bërë shqetësues. A duhet bërë sehir ndaj këtij vërshimi korruptiv të kësaj kompanie, ndërsa qytetarët vërshojnë me ankesa të panumërta në mediet e sipërpërmendura?