Sandri, i mërzitur që po bëhet koleg me Rezart TaçinNga Antena brenda familjesLajmi që Taçi po blen Alsatin, është i vetmi lajm që e ka tronditur Sandrin. U bë keq dhe nuk dinte si ta ndalte këtë gjë. Bëri telefonata nga Shqipëria në Kosovë, por s’gj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, i mërzitur që po bëhet koleg me Rezart TaçinNga Antena brenda familjesLajmi që Taçi po blen Alsatin, është i vetmi lajm që e ka tronditur Sandrin. U bë keq dhe nuk dinte si ta ndalte këtë gjë. Bëri telefonata nga Shqipëria në Kosovë, por s’gjeti asnjë shpëtim.
E thirri në kafe Taçin ta sqaronte vetë këtë punë.
- Po ti mo k… ç’e do Alsatin, pak media ke ti, ç’të duhet të paguash kosto kot.
- S’kam ç’bëj Sandër vëllai. Kanë shku kreditë 256 milionë. Më janë qepë bankat nga pas, s’kam ku shkoj. Ai Santo qenka legen fare, më kërkon ato 77 milionët e Armos, nuk u ngop që ka çu gjithë qeveria lekët atje prej meje dhe Argitës. Këta të Albpetrolit më kërkojnë lekët. Këta të Bankersave më kërkojnë lekët. Tatimet më kërkojnë lekët. S’kam ç‘u bëj. Do t’i bie shkurt.
- Po ti qenke bole fare. Po t’i rregullojmë ne ato mo burrë, ç’do ti që hyn në media?
- Sandër, s’kam ç’bëj vëlla. Pastaj e kam peshuar mirë këtë unë. Kur u shikoj ju që u ikën puna vaj, thashë po unë budallai, hyj 200 milionë euro borxh që të bëhem mik me doktorin dhe Argitën. Futi një televizion me 4 milionë euro aty dhe e ke mik për kok.
- Jo mo se nuk është kaq e thjeshtë kjo që thua ti, tha Sandri. Se ne kemi një jetë të tërë që investojmë në këtë fushë.
- Sandër vëllai. Kështu u bë kjo punë. Dhe ndërtuesit kanë një jetë të tërë që merren me ndërtime, po ja u fute ti dhe u more vendet më të mira me Samirin. Dhe këta që ndërtojnë rrugë kanë një jetë të tërë që blejnë makina, fadroma dhe traktorë, dhe mbajnë punëtorë në punë, ja u fute ti me Fahriun dhe Bashkimin, ua more të gjitha, i ktheve në nënkontraktorë. Nga kjo thashë dhe unë, t’i bie shkurt, ç’më duhet gjithë ai mundim.
- Po si mo bole do blesh TV, po do të gjej belaja mo, se do kritikosh doktorin, do të fusë në burg për gjithë këto borxhe.
- Po jo mo Sandër, do bëj një TV që do flas mirë për të gjithë.
- Si mo bole mirë për të gjithë, po po fole mirë për Ramën, ai të shkrin fare. Duhet kryeredaktor i fortë që të përballoj presionet.
- Po ja them të marr këtë Babaramon se ai më duket ua mbledh të dyve. Për mua hidhet në zjarr. Ta kem kështu siç ke ti Fevziun.
- Ore, ti e di që Fevziu mund të imitohet nga Babo mo k…. Po Fevzua është unik. Vërtet e ka mirë me të gjithë, por kur e do puna, është gjithmonë me qeverinë. Dhe di ta mbrojë. Pse, me Babon e krahason ti?
- Nuk e di Sandër vëlla, unë nga halli e kam. S’kam më asnjë lek. Po më zënë frymën kreditë. Më mirë thashë të investoj në media. Ja jemi dhe kolegë tani. Kam dhe këta gjyqin me ata gazetarët që kam bërë sherr. Tani më thanë këta avokatat do trajtohet si sherr mes kolegësh.
- Ore, je menduar mirë ti se do të shkrijnë fare…?
- Jam menduar Sandër. Fola dhe me Nazarkon. Më ke mua për çdo hall, tha. Vetëm sikur të heq nga tregu lekët që të jap ty, Babaramos, dhe Topit, më del të mbaj rrogat e Alsatit. Plus që Babaramon e marr dhe aty dhe s’më kushton shumë se ia kompensoj dhe me tollona nafte.
- Po le mo burrë mos e torturo me tollana nafte se ua jep këtyre shoferave të mi që ia kthejnë në lek me të lirë tek një pikë. Jepja lek direkt më mirë. Po ta dish që e ke gabim si plan biznesi se do të shqyejnë.
- Po pse mo Sandër, ja ti mirë e ke pasur në gjithë kohërat me gjithë qeveritë.
- Po, po, jo mirë me të gjithë palët. Ndërroj qeverinë, po jam gjithmonë kundër opozitës. Ty s’ta mban shumë se të bëjnë copë. Mua ç’do më thonë. Ja kam marrë ca toka, ca fshatra turistikë dhe atë Kakomenë që u përziemë kot se ata që kemi çuar të bëjnë vilat, u marrkan me drogë. Ua kapi para një jave policia 500 kg dhe më merrnin mua në telefon, më thoshin ç’të bëjmë se ne për punë na duhej. Vari leshtë, këta janë shqiptarët.
- Sandër vëlla, të them të drejtën unë duke parë që të kanë shku punët mirë ty ndaj po e bëj këtë punë. Ja thashë po e bëj këtë Babaramon si Fevziun, të merrem me këto financat, dhe po më kërkuan kreditë këto bankat, tu them po prekin lirinë e medias.
- Po mirë mo k…, dhe ato dy lek që të kanë mbetë do i blesh rraqe për TV, po gazetarët me se do t’i paguash, me tollona? Pastaj po hoqe reklamën nga ne, ke punë se ne gati i kemi dosjet e tua. Kujton ti se s’i dimë ne? Thjesht meqë na paguaje i ruajtëm.
- Po ça të bëj unë Sandër vëllai. I dhashë dhe fjalën atij pronarit që do ta paguaj nesër. Ça të bëj tani.
- Po bëja o si Bolonjës. Dërgoji një sms, thuj për atë muhabetin s’bëhet gjë, dhe aq. Të plasi trapi. Si të duash xhanëm, por do të bëjnë copë…