Referencat doganore po godasin rëndë prodhimet vendase e po favorizojnë importetNga TemaGrupimi Konfindustria bëri të ditur se sipas të dhënave të saj “sistemi i referencave doganore po godet ashpër prodhimin vendor shqiptar, duke favorizuar në mënyr
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Referencat doganore po godasin rëndë prodhimet vendase e po favorizojnë importetNga TemaGrupimi Konfindustria bëri të ditur se sipas të dhënave të saj “sistemi i referencave doganore po godet ashpër prodhimin vendor shqiptar, duke favorizuar në mënyrë krejtësisht të padrejtë prodhimet e importit”.
“Janë prekur sidomos industria mekanike, industria e përpunimit të mishit, industria e prodhimit të duraluminit, industria e përpunimit të profileve të hekurit dhe llamarinave, industria e prodhimit të letrës, industria e prodhimit të pijeve joalkoolike, etj.”
Prej kohësh biznesi po kërkon nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që të ndërhyjnë sa më të shpejt për të përmirësuar gjendjen e rëndë të krijuar për industritë shqiptare nga sistemi i referencave doganore të zërit “prodhim i gatshëm” të importit, shume prej te cilave janë mjaft më të ulta sesa vlerat e tregut ndërkombëtar. Deri më sot nuk ka veprime të prekshme për përmirësimin e gjendjes.
“Gjendja është bërë edhe më tepër shqetësuese, kur pas ndryshimeve të fundit të kryera në muajt gush-shtator 2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndërkohë, që kemi rritje të konsiderueshme të referencave doganore të lëndëve të para të importit, për mjaft prodhime të mbaruara të të njëjtit tip çmimet kanë mbetur pa ndryshuar duke qenë në nivele ndjeshëm të ulta krahësimisht çmimeve ndërkombëtare. Bazuar në të dhënat zyrtare ende pothuaj 30% e çdoganimeve në Shqipëri bëhen sipas referencave të paravendosura. Zbatimi i sistemit te referencave doganore krijon edhe hapësira të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion nga autoritetet doganore, që shfaqen në konflikt të qarte interesi si vendimarrës dhe njëkohësisht zbatues të çmimeve të referencave,” thuhet në një deklaratë të Konfindustrisë.