Përleshje me armë për lekët me fajde brenda “Taçi Oil”Nga TemaTri të plagosurit në Durrës, përfshi azerbaxhanasin, janë përleshur me njerëzit e një menaxheri të Taçi Oil që u ka marrë lek me fajde Dy qytetarë nga Lezha, të njohur si shoqërues
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Përleshje me armë për lekët me fajde brenda “Taçi Oil”Nga TemaTri të plagosurit në Durrës, përfshi azerbaxhanasin, janë përleshur me njerëzit e një menaxheri të Taçi Oil që u ka marrë lek me fajde
Dy qytetarë nga Lezha, të njohur si shoqërues të një menaxheri të Rezart Taçit, i cili mbledh për llogari të tij lek me fajde, kanë plagosur dje në një bar në Durrës tri shtetas, dy shqiptarë dhe një azerbaxhanas. Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim Gjergj Tushajn dhe Gjovalin Palucën, me akuzën e plagosjes së tre shtetasve. Dy shtetasit kanë plagosur pas grindjes për lekët Abdullah Osmanin dhe Leonard Lasken, si dhe një shtetas nga Azerbajxhani me emrin Turau Makturob. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Skandali ka nisur pasi dy të shpallurit në kërkim janë njerëz të një menaxheri të Rezart Taçit, i cili ka marrë miliona lek me fajde për llogari të Taçi Oil, skemë ku ka rënë viktimë dhe shtetasi nga Azerbajxhani. Pas një takimi “sqarues” mes dy palëve, situata ka degjeneruar dhe dy lezhjanët kanë hapur zjarr mbi klientët e tyre. Policia po kërkon një person me emrin Gjokë, po nga Lezha, i cili është personi kyç që zbardh motivin e krimit.
Prej kohësh Taçi Oil është përfshirë në një skemë fajdesh për financimin e operacioneve të saj. Ky nuk është incidenti i vetëm i ndodhur mes menaxherëve që mbledhin lek me fajde dhe klientëve të tyre.
Policia e Durrësit ka bllokuar gjithë informacionin zyrtar për motivet dhe zëdhënësi i Kompanisë Taçi Oil ka bllokuar median, duke porositur heqjen e lajmit nga ekranet.