E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri i shqetësuar prej Pollos për tokën në DajtNga Antena brenda familjesSandrit dje iu prish terezia nga Genc Pollo. Ky i fundit pa shumë takt del e thotë që “do rishikojmë tokat e përfituara, dhe sidomos ato me dokumente të parregullta.” Sapo e d

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri i shqetësuar prej Pollos për tokën në DajtNga Antena brenda familjes

Sandrit dje iu prish terezia nga Genc Pollo. Ky i fundit pa shumë takt del e thotë që “do rishikojmë tokat e përfituara, dhe sidomos ato me dokumente të parregullta.” Sapo e dëgjoi, Sandrit iu prish gjaku. Sapo e mbylli një sipërfaqe prej 150 hektarësh në mal të Dajtit, del ky Kuqoja dhe i prish gjakun.

Ashtu i shqetësuar siç ishte, e mori në telefon.

- Genco, ç’është ky rishikim që do bëni mo figurë? Akoma s’i keni rishikuar ju këto? Unë fola me doktorin që para zgjedhjeve, më tha që i rishikuam.

- I kemi rishikuar Sandër, po kemi ca probleme, sidomos këtej nga Dajti dhe në bregdet.

- Çfarë ka nga Dajti mo? Nga Dajti e kam verifikuar unë, mirë janë të gjitha. Kam fol me doktorin kaq herë. Kemi parë dhe hartën. Se ti e di që bëri doktori atë vendimin që t’u fshihen nga hipotekat të gjithë atyre që i kanë pronat me vendim gjykate Fakti. I verifikuam dhe i fshimë të gjitha. Nuk lamë asnjë. Lamë vetëm 150 hektarët te Parku Kombëtar. Dhe ato donte t’i fshinte doktori, po unë ia shpjegova që ai fshatari që e ka marrë, i ka letrat në rregull. Në fillim nuk u bind, pastaj ia shpjegova disa herë, derisa u bind. I thashë, është aq e rregullt, sa 40 për qind nga këto 150 hektarë do t’ua marr unë me 15 mijë lekë të vjetra metri katror. Atëherë u bind. Madje, jo vetëm që u bind, po më tha ta ndryshoj dhe destinacionin e Parkut Kombëtar, ta bëj zonë ndërtimi. E kupton ti çfarë sakrifice apo jo? Dhe e ka bërë mbledhjen e parë pas 28 qershorit, se në fushatë na çante k… ai b…q… i bashkisë, se e ka qejf dhe ai malin e Dajtit. Kështu që kot kërkoni në Dajt, s’ka gjë. Janë të gjitha në rregull. Ah, po, se më tha disa herë doktori atëherë: “Sandër, shiko mirë këtë punën e shtëpisë së Bamirit, e ka në rregull apo jo?” Unë s’dija ç’t’i thosha, se dhe me Bamirin s’kisha shumë muhabet. Përdora disa herë Fevzon t’i shkonim për kafe, të mësonim ndonjë gjë, po s’morëm vesh. Shiko mos e ka për Bamirin doktori, se unë e kam në rregull timen. Se nuk jam k… unë të marr 40 për qind të 150 hektarëve. Do thuash që e ke marrë falas... Normal, se ua shpëtova pronën dhe u dhashë dhe leje, por ama është e rregullt. Verifikoji vetë dokumentet po deshe.

- Eh Sandër, ma bëre lëmsh. Ne po hetojmë në bregdetin e jugut dhe në Dajt. Janë disa tipa andej poshtë Llogarasë në Palasë që kanë marrë ca toka, s’dihet me ç’vendime, dhe tani as nuk duan t’i shesin. Kanë shkuar dhe njerëz seriozë, ka shkuar Shkëlzeni, Rrahmani, gjithë këta çunat që punojnë, ua kanë kërkuar, s’u japin as letrat. Kjo tregon qartë që s’i kanë në rregull. Do t’i fusim një të verifikuar dhe do t’ua heqim natyrisht, se do t’i kenë të parregullta. Pastaj kemi prefektët tani që i ndreqin këto punë.

- Ore mirë që ma kujtove, se takova këtë Qukapin, dhe i thashë pak dhe atij për këtë tokën time në Dajt, jo se është e gjitha imja, por duke qenë 150 hektarë ngjallen shumë zili. I thashë se mos ngatërroni dosjen dhe merrni atë timen. “Jo, jo, - më tha, - nuk bëj gjë pa pyetur babin e Zenit.” Unë në fillim s’e kuptova për kë e kishte, pastaj u kujtova për Shkëlzenin. Djalë i mirë ai prefekti.

- Shumë i mirë është dhe është jurist shumë i aftë. Doktori thotë që është juristi më i talentuar që ka njohur. Dhe përfytyro që e ka kuptuar këtë pa punuar asnjë ditë jurist. Domethënë duhet ta ketë talent të lindur këtë punën e ligjit.

- Po mo po, takova dje një nga këta të fortët nga Kukësi, më tha: “E kam shok të ngushtë. Ta bie në tavolinë po deshe.” Ishte dhe me një kurvë me vete, më tha dhe ajo: “E njoh, është djalë i urtë, - tha. - E dërgonim gjithmonë të na blinte cigare ose mall.”

- Nuk e njoh mirë, po e besoj doktorin që është jurist i zoti. Mos ki merak ti, se s’e ka njeri me tokën tënde. Pastaj ai djali nga Kavaja që ke ti, duhet të bëjë pak kujdes, se tani po flet gjithë ditën në emër të Ilir Metës. Një herë flet në emër tënd, një herë në emër të Ilir Metës. Bëj pak kujdes, se nxehet doktori, po dëgjoi që jeni lëshuar pa duar që në fillim. Se puna është që ky Ilir Meta duhet mbajtur i uritur deri në fund se po u ngop që muajt e parë, na bën naze pastaj.

- Mirë o figurë, mirë. Unë hallin e tokës në Dajt kam, se s’e rruaj shumë për Ilir Metën. Atë mos e merrni, se e pa dhe Fevziu dhe tha: “Qenka shumë bukur për një shtëpi!” Dhe Zamirit madje i pëlqeu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›