Sherri në LSI ribashkon Sandrin me AngjelinNga Antena brenda familjesSherri brenda LSI dhe ikja e figurave kryesore politike prej saj pas koalicionit me PD vazhdon t’i harxhojë energjitë Sandrit. Me gjithë përpjekjet për ta shuar sherrin, thuajse nuk
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sherri në LSI ribashkon Sandrin me AngjelinNga Antena brenda familjesSherri brenda LSI dhe ikja e figurave kryesore politike prej saj pas koalicionit me PD vazhdon t’i harxhojë energjitë Sandrit. Me gjithë përpjekjet për ta shuar sherrin, thuajse nuk kishte asnjë rezultat. Dhe biseda me Ilir Metën dy ditë më parë nuk zgjidhi gjë. Deklarata e zëdhënësit të LSI i ndezi më keq gjakrat. Problemi është se sherri brenda LSI tërheq vëmendjen nga sherri brenda PS dhe kjo e lë Sandrin pa gjumë. Po mendonte se si ta tërhiqte prapë vëmendjen te PS dhe iu kujtua Anastas Angjeli. Kishte nja dy muaj që i kishte bërë një nder këtij për një punë licence universiteti dhe e mori në telefon.
- Caci, ku je mo figurë? Ke humb fare. Ky Ed Rama shumë b…q… është, po tani ka ardh koha t’ia kthesh reston.
- Le, mos e pyet. S’kam parë udhëheqës të tillë vëlla. Ishte dhe Fatos Nano me huqe, po ishte si autobusi i Unazës, të linte në një stacion, të merrte në tjetrin. Ky është si autobusi i Pezës, të lë rrugëve dhe nuk kthehet më.
- Epo duhet me e tremb pak atë shkërdhatën, duhet të bëjmë një lajm që i ka punët keq, po nuk të mori ty.
- Po si t’ia bëjmë? - tha Caci. - Unë gati jam.
- Jo mos u përzje ti, se flas unë me ndonjë gazetë dhe bëjmë ndonjë lajm për ty.
Pas pak Sandri mori në telefon kryeredaktorin e një gazete, e cila botoi pikë më pikë këtë shkrim:
“Ish-ministri i Financave të PS është ftuar për konsulencë në lidhje me ngjarjet brenda selisë rozë”
Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, është thirrur këto ditë me urgjencë në SHBA për konsulencën përfundimtare në lidhje me procedurat e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS, i cili do të mblidhet më 29 gusht. Mesazhi përfundimtar që do të sjellë me vete përfaqësuesi i PS me eksperiencë të gjatë në jetën politike, duket se do të jetë vendimtar për punimet e këtij Kongresi. Ka qenë pikërisht një distancë e shkurtër kohore që ka ndarë periudhën e pushimeve turistike të Ramës në SHBA nga vizita e zyrtarizuar e Angjelit, e cila do të përcaktojë të ardhmen e pozicionit që do të marrë kryesia para këtij Kongresi. Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, bëhet e ditur se misioni i Angjelit në SHBA është tepër specifik dhe përcaktues në vendimmarrjet kolegjiale që kanë të bëjnë me kandidaturat e Kongresit për kreun e PS. Dhe sipas këtyre burimeve nuk është aspak surprizë sikur edhe Angjeli pas mbërritjes në Tiranë të konfirmohet si një prej pretendentëve të mundshëm për të drejtuar selinë rozë. Faktikisht, gjatë periudhës së fundit në kupolën e kësaj partie, por sidomos në strukturat e bazës, emri i Angjelit është përmendur shpesh në mënyrë pozitive, ku përfaqësues të ndryshëm kanë kërkuar që ai të jetë në listën e kandidatëve. Por Rama nuk e ka pranuar këtë kandidim, duke e lënë Angjelin jashtë listës kuvendore.
Duket se aktualisht, Anastas Angjeli gëzon një reputacion të plotë, jo vetëm brenda strukturave rozë, por edhe në qarqet e institucioneve ndërkombëtare, ku përfaqësues të SHBA kanë krijuar raporte konsulence me të, në lidhje me politikën brenda strukturave socialiste. Pikërisht, është kjo arsyeja që Angjeli ndodhet në SHBA nga ku do të marrë edhe mesazhin kryesor për mënyrën e konkludimit të kandidaturave në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 29 gushtit. Duket se Angjeli është zgjedhur si përfaqësuesi i duhur i socialistëve, ngaqë ai është individualizuar si një personalitet që qëndron mbi grupet rivalizuese duke u konsideruar si mbrojtës i interesave partiake dhe jo të interesave grupale. Tani, kur jemi edhe pesë ditë para fillimit të punimeve kongresuale, ardhja e Angjelit nga SHBA po pritet me interes të madh nga të dy grupimet qendrore, pasi mesazhi që do të sjellë ai mund të ndryshojë në raporte të caktuara rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve.
Duket se të gjitha zhvillimet e ngjarjeve që do të rrjedhin pas Kongresit të 29 gushtit do të përcaktojnë përfundimisht bashkimin ose përçarjen e deputetëve të PS në dy grupime parlamentare. Njëri prej këtyre grupeve do të jetë ai i orientuar prej kreut aktual, Edi Rama, dhe grupi tjetër do të ketë si mbështetje kryesore dy figurat e njohura, Ben Blushin dhe Arben Malajn. Dhe ashtu siç është bërë e njohur për opinionin publik, midis të gjitha ngjarjeve që po zhvillohen sot në selinë rozë qëndron ish-kreu dhe themeluesi i kësaj partie, Fatos Nano. Sidoqoftë, beteja për kreun e PS nuk mbaron më 29 gusht, madje atë ditë kjo betejë vetëm sa do të ngrejë siparin e vet. Dhe gjithçka do të vendosë baraspeshimin real nga vota e bazës socialiste në të gjithë vendin.”