Sandri komenton intervistën e doktorit me fëmijët Nga Antena brenda familjesSandri u kujtua dje për intervistën e doktorit tek Junior TV. Meqë situata në Shkodër filloi të qetësohej, nisi të shikonte ekranet dhe pa që Junior TV po ritransmetonte inte
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri komenton intervistën e doktorit me fëmijët Nga Antena brenda familjesSandri u kujtua dje për intervistën e doktorit tek Junior TV. Meqë situata në Shkodër filloi të qetësohej, nisi të shikonte ekranet dhe pa që Junior TV po ritransmetonte intervistën e doktorit. Pastaj u kujtua që intervista ishte zbardhur në “Gazetën Shqiptare”. E kërkoi nga stoku i gazetave dhe nisi ta lexonte. Nuk e mbante vendi. E mori në telefon.
- Doktor, je tregu i madh fare. Le të flasin ata shkërdhatat, po ua mbajti tani. E kam lexu 5 herë. E lexoi dhe Fevziu, i pëlqeu shumë. Atë tha dhe Fevziu. “Çudi se gjithë këto figurat e mëdha zgjedhin fëmijët kur duan të japin mesazhe se sa të mirë janë. Jo vetëm Lenini dhe Fidel Kastro apo Hoxha, por dhe udhëheqës të mëdhenj demokratë si Rusvelti apo De Goli me fëmijë i kanë dhënë mesazhet. Madje dhe Obama intervistën më të mirë me një fëmijë e ka bërë, - tha Fevziu, - se ata i kanë pyetjet e sinqerta.”
- Sandër, ta them unë tani pse e bëra. Njëfarë shkrirjeje duhet t’ia bëja DigitAlb-it, se e kam pas akuzu rëndë si mafioz, Top Café etj., e di vetë ti, se bashkë me ty dhe Fevziun kemi folur, kur e sulmuam. Tani një shans do t’ua jepja atyre unë dhe mendova të shkoj te fëmijët, se ata s’kanë faj Sandër.
- Ja doktor, se e kam përpara. Ky paragrafi këtu, që thotë se ke dashur të bëhesh shkrimtar, por hoqe dorë se s’doje të bëheshe shkrimtar mediokër, është i madh fare. Se përfytyro të mos kishe hequr dorë, do shkruaje si Ermal Dibra te RD që shkruan k…qe. Shiko sa bukur e ke thënë: “Në një moment vendosa të mos shkruaj asnjëherë vjersha, sepse thashë, pse të bëhem unë një shkrimtar apo poet mediokër, më mirë të rri pa qenë i tillë dhe mbeta jashtëzakonisht ëndërrimtar se një ditë do të bëhesha një kritik letrar i vlerësuar, se një ditë do të bëhesha filozof, diçka e kësaj natyre, çka nuk ndodhi kurrë”.
- Sandër, isha në orën e së vërtetës, disa të vërteta doja t’ua thosha fëmijëve. Shiko, ai Ermal Dibra shkrimet i ka të mira, nuk e di prirjet artistike, po shkrimet i ka të mira. E di që shumë njerëz nuk i pëlqejnë, po i ka të mira.
- Sandër, po atë pjesën e kalit, si e kanë pritur?
- Lëre doktor, ajo qe më e forta fare, shumë bukur e ke thënë, edhe Fevzos i pëlqeu shumë.
- Kjo është pritë mirë Sandër, se për këtë më kanë telefonu shumë vetë. Jo se ua them unë ore zotëri. Jo, po do t’ua thosha se s’bën, unë jam kryeministri i tyre dhe do t’ua thosha. Dua t’u them që nga kali jam rrëzuar njëherë, nuk rrëzohem më. Atë që thonë ata, që është rrëzu më ’97, e kanë gabim. Jo, duhet të bëjë Fevziu një emision. Jo Sandër, unë s’kam rënë nga kali. Edhe në ’97 ngordhi kali fare, s’është se rashë unë apo zbrita. Jo, ua them unë këtyre, sa të më ketë dhënë ymër ai lart, unë në majë të kalit do rri. Vetëm po ngordhi kali ose po ngordha unë, mbyllet kjo histori.
- Edhe atë që s’kishe gënjyer asnjëherë e kishe të paparë fare doktor: “Edukata më themelore është ajo e prindërve. Babai im, i cili ishte dhe besimtar, në dijeninë time, nuk gënjente. Nuk gënjente dhe kishte vendosmëri absolute të mos gënjente. Këtu mendoj se ka ndikuar fuqishëm, jashtë çdo lloj diskutimi që unë të mos kem gënjyer, kulti im ka qenë sinqeriteti dhe këtë ia detyroj më shumë se kujtdo babait tim”.
- Sandër, kjo është e vërteta absolute. Unë nuk e di ç’është gënjeshtra, s’e kam njohur kurrë atë.
- Epo ç’faj ke ti atëherë? - tha Sandri. - Po qe se nuk e njeh si fenomen, ti mund të gënjesh pa dashje. Ajo s’quhet. Puna është tek ata që e dinë ç’është gënjeshtra dhe gënjejnë. Ti je në rregull.
- Shiko Sandër, tropojsit nuk janë dhe aq njerëz të mirë. I mbaj mend që fëmijë, kanë qenë smirëzinj. Më kishin inat se mësoja, më dëbonin nga çdo lojë, s’më duronin dot, d.m.th., sikur isha një tip asocial, por ta them unë ty, s’është e vërtetë dhe këtë duhet ta dinë shqiptarët, se jam kryeministri i tyre. Edhe në shkollë të mesme dhe të lartë më mbanin larg. I mbaj mend të gjithë ata që ma bënin këtë gjë. Tani i kam parë se ku kanë përfundu. E di vetë ti ç’i ka gjetë. Le të thonë sa të duan që jam nepotist. Asnjë shok dhe shoqe fëmijërie apo shkolle s’kam lejuar të përdorë pushtetin tim. Ua kam nxjerr një për një të gjitha ç’më kanë bërë në rininë time të hershme. Se unë nuk ua fal që më kanë përbuzur, jo, atë s’e fal unë. Vjen një ditë dhe secili merr atë që meriton.