E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika e re, alternativë e vetme për demokracinë shqiptareNga Fehmi RamadaniNuk ka dyshim se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri ishin një sfidë e radhës për këstet politike të këtij vendi, por edhe për opinionin mbarë kombëtar. Këto zgjedhje mund

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Politika e re, alternativë e vetme për demokracinë shqiptareNga Fehmi Ramadani

Nuk ka dyshim se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri ishin një sfidë e radhës për këstet politike të këtij vendi, por edhe për opinionin mbarë kombëtar. Këto zgjedhje mund të thuhet se i karakterizojnë dy anët e saj të medaljes: anën pozitive dhe negative të saj.

Ana pozitive e këtyre zgjedhjeve kishte të bënte se përherë të parë në këtë vend, pas 18 vjet tranzicioni nuk ndodhi ndonjë incident i rëndë. Pra, ishin zgjedhje të qeta dhe populli kishte standarde më të mira, sidomos kur merren parasysh pajisja e tyre me letërnjoftime dhe pasaporta të reja biometrike. Këto zgjedhje karakterizohen me standarde më të larta demokratike, sepse ishin krijuar kushte më të favorshme për votim më të lirshëm.

E mira e këtyre zgjedhjeve ishte fushata elektorale e spektrit politik, të cilët nuk ishin vetëm dy kampe, të majtët dhe të djathtët, por kishte edhe të tjerë si LSI-ja dhe Poli i Lirisë, të cilët kishin begatuar skenën politike të këtij vendi. Kishte një fushatë të fortë të këtyre subjekteve politike. Mund të thuhet se Shqipëria me këto zgjedhje kishte ecur më përpara se zgjedhjet e mëparshme.

Por, këto zgjedhje kishin edhe defekte të shumta duke filluar nga mospajisja e qytetarëve me dokumente përkatëse e deri te imazhi i spektrit politik të këtij vendi.

Po ashtu, ana shumë e zymtë e këtyre zgjedhjeve ishte përpjekje e kësteve politike për tensionim të situatës, sidomos në Fier. Papërgjegjësia e tyre politike në një moment sa nuk kishte devijuar tërë procesin zgjedhor, por edhe situatën e përgjithshme në vend. Keqpërdorimi i popullit për interesa të tyre personale në çastet më kritike të këtij vendi duhet të mbetet shembulli më i keq i këtyre zgjedhjeve. Dy liderët e dy partive më të mëdha PS dhe PD ende nuk janë liruar nga politikat e vjetra, edhe pse kanë trumbetuar pa reshtur se do të jenë model i ri politik.

Dy politikanët e ashtuquajtur “të ri”, në fakt kishin mbetur të vjetër, sikur shumë pak kanë mësuar nga e kaluara e hidhur e këtij vendi dhe kur është në pyetje pushteti janë në gjendje të sakrifikojnë edhe ndonjë objektivë madhore të tij, për shembull, liberalizimin e vizave, që vetëm të qëndrojnë në pushtet. Nuk ka qëllim më madhor të këtij vendi se inkuadrimi në Bashkësinë evropiane. Akuzat e ndërsjella dhe gjuha e këtyre dy politikanëve nuk kishte ndryshuar shumë, përkundër disa ndryshimeve strukturore partiake.

Tani, kur PD-ja e Sali Berishës është partia më e madhe në vend, por nuk është fituese e shumicës së votave të shqiptarëve ka shpallur fitoren e saj. PS-ja e Edi Ramës është lidhur për një mandat të diskutueshëm në zonën problematike të Fierit dhe ende nuk i ka pranuar zgjedhjet. Në anën tjetër KQZ-ja ende po merret me numërimin e votave dhe deri më tani nuk ka shpalosur rezultatin përfundimtar.

Kësaj KQZ-je nuk i mjaftojnë 10 ditë për të numëruar disa kuti dhe të krijohet përshtypja sikur ky vend i ka miliona banorë dhe nuk munden të përfundojnë numërimin. Kjo është absurde për një vend, i cili synon Bashkimin Evropian. Befasia e këtyre zgjedhjeve është fitorja e LSI-së e Ilir Metës dhe koalicioni i tij me PD-në e Sali Berishës. Ky vendim deri më tani më i miri politik sikur do të shkrij deri diku raportet mjaft të acaruara në mes jugut dhe veriut. Fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk është as Sali Berisha as Edi Rama, por është Ilir Meta, i cili në të ardhmen do të bëjë përpjekje që skemat e vjetra politike të ndërtuara në inercione krahinore dhe pashallëqe tjera të përfundojnë njëherë e përgjithmonë në këtë vend. Shqipëria ka nevojë për politikë të re, njerëz të rinj, projekte të reja, të cilët punojnë jo vetëm për krahinat e tyre, por për të gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›