Kritikët kërkojnë rikontrollin e ish-sigurimsave gjermanëNga Axel Manz, “Deutsche Welle”Papritmas ai është sërish në mesin tonë - një diskutim në Gjermani që shfaqet me distanca të rregullta kohore: Si duhet të veprojmë me ish-bashkëpunëtorët e sigur
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kritikët kërkojnë rikontrollin e ish-sigurimsave gjermanëNga Axel Manz, “Deutsche Welle”Papritmas ai është sërish në mesin tonë - një diskutim në Gjermani që shfaqet me distanca të rregullta kohore: Si duhet të veprojmë me ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të RDGJ, Stasi?
Në fokus të diskutimit aktual: 17.000 ish-bashkëpunëtorët e Stasi-t, të cilët kanë punuar në shërbimin publik pas rrëzimit të Murit të Berlinit apo punojnë ende. Ata duhet të kontrollohen edhe njëherë, kërkojnë kritikët.
Bashkëpunëtorë të Stasi-t apo jo, dhe a janë kontrolluar mjaft, kur si gjermano-lindorë u pranuan në shërbimin e shtetit gjerman pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Në administratën e landeve të reja gjermano-lindore kjo çështje është lënë pas dore, beson i ngarkuari me çështjet e Stasi-t në Sachsen-Anhalt dhe kërkon një kontrollim të ri. “Ky mund të jetë vetëm një tregues. Ne kemi të bëjmë me një legjislacion tjetër të akteve të Stasi-t, i cili mundëson edhe kontrollimin e pozitave drejtuese. Por ky kontroll duhet bërë duke marrë parasysh diskutimin aktual”, - thotë Gerhard Ruden, i ngarkuari me çështjet e Stasi-t në landin Sachsen-Anhalt.
20 vjet pas kthesës janë bërë të njohura më shumë detaje për aparatin e atëhershëm të Stasi-t. Disa nga 17.000 ish-bashkëpunëtorët e atëhershëm të Stasi-t punojnë që prej vitit 1990 për policinë e landit Brandenburg, si për shembull në sektorin e mbrojtjes së shtetit. Ministri i atjeshëm i Brendshëm nuk e kupton shqetësimin aktual: “Kjo ka qenë një gjë e njohur dhe tani bëhet skandal. Unë kam përshtypjen se shumë vetë nuk janë marrë me përmbajtjen”, - sqaron ministri i Brendshëm i landit të Brandenburgut, Jörg Schönbohm.
Ndërkaq, deputeti socialdemokrat Stephan Hilsberg mendon se “të punosh në pozitat drejtuese të Entit për Kriminalistikë në Brandenburg ndërkohë që më parë ke qenë aktiv për HVA-në, Shërbimin për botën e jashtme, në sektorin kundër rezistencave dhe opozitarëve, kjo nuk shkon bashkë”.
Në të vërtetë as kritikët nuk duan që të nxjerrin thjesht nga puna të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Stasi-t. Cila ka qenë detyra e tyre? Në çfarë pozitash punojnë sot? Kush ka punuar më herët për një sistem të padrejtë, duhet të sillet sot në mënyrë korrekte.