E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri ndan gëzimin me Delijorgjin dhe TaçinNga Antena brenda familjesFormimi i koalicionit të ri Meta-Berisha e çoi në ekstazë Sandrin. Nuk e mbante vendi. E mori pesë herë doktorin në telefon, derisa e rakorduan qëndrimin. U vendos që doktori të bë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri ndan gëzimin me Delijorgjin dhe TaçinNga Antena brenda familjes

Formimi i koalicionit të ri Meta-Berisha e çoi në ekstazë Sandrin. Nuk e mbante vendi. E mori pesë herë doktorin në telefon, derisa e rakorduan qëndrimin. U vendos që doktori të bënte thirrje për koalicion në orën 11.30 dhe pastaj më 13.30 t’i përgjigjej Ilir Meta.

Para konferencës për shtyp i shkoi në zyrë për t’i dhënë dorën e fundit bisedimeve. Çdo gjë ishte në rregull. Doktori doli në konferencë dhe gjithçka shkoi sipas skemës.

Në drekë Sandri fluturonte. Filluan telefonat. I pari e mori Rezart Taçi.

- Ia arritëm kësaj dite Sandri, - tha. - E bëmë qeverinë tonë. Kishim vite që luftonim për këtë. Të kisha thënë që kjo dyshe shpëton Shqipërinë.

- Tani mos çaj kokë, q… robt më të mirit, - tha Sandri, - më ke mua. Futja naftë Ballshi për D1, as mos pirdh as për taksa, as për tatime, as për dogana…

- Jo, unë një merak kam, - tha Rezarti. - Atë Sokol Olldashin të ma qërosh nga qeveria, se më bllokoi botet në fushatë, se furnizoja Ilir Metën me naftë. I thashë disa herë, mos u kruaj, se është punë e të mëdhenjve kjo, po më tha: “Më të madh se unë s’ka njeri”. Tani mos ta shikoj më në qeveri, se më uli gjithë autoritetin. Dhe ua premtova miqve të mi që këtë do ta fshij nga qeveria.

- Mos ki merak, e ke të flakur atë, se dhe mua nuk më ka bërë ca punë nja dy herë.

- I madh je! Njësh je! Na shpëtove me këtë qeveri, - e mbylli Taçi.

Sapo e mbylli me Taçin, ra një telefonatë e panjohur. Numri nuk i dilte. E hapi, se mendoi se ishte dikush që do ta kërcënonte. Por përtej telefonit një zë i njohur.

- Mihali jam. Urime! Ia arritëm kësaj dite.

- Ooo, ku je ti figurë? Hajt mos çaj kokë se fituam. Tani ta shikojnë këta b…q që thoshin Gërdeci, Gërdeci. I thashë doktorit, bliji me lekë ato votat në Gërdec, vetëm të fitojmë. “Mos ki merak, - tha, - se votojnë vetë”. Dhe i doli fjala. Tani mos ça kokë. Tani u q… robt gjithë gjykatave, prokurorëve, kush të mban ty në burg. Dhe atyre pisave që të nxorën tabulatet. Do t’i shkrij të gjithë. Mos ça kokë.

- I madh je, i madh! Ai miku ynë çfarë bën? Se s’e marr dot dhe në telefon, se e vë në siklet.

- Merre, mos ça trapin, kush do na përgjojë tani. U q… robt të gjithëve. Mos ça kokë. Mirë janë të gjithë. Dhe Faron mirë e ke. Është mbyllur brenda po bën një libër për doktorin. Do ta mbarojë pa u formuar qeveria që t’ia bëjë si dhuratë. Më ka thënë doktori t’ia shikoj para se të botohet se mos ka ndonjë teprim, po varja. Kam nerva unë të lexoj libra? Më zë libri. Më vjen për të vjellë, kur lexoj. Le ta bëjë si të dojë. Mjafton ta bëjë.

- Po Shkëlzenin e ke takuar, se as atë s’e marr dot në telefon?

- Mirë është, as e rruan fare. I kam thënë, mos e ça trapin. Tani po të dojë le ta thërrasë ndonjëri në prokurori, se ia q… robt. Se e di unë si e duan këta.

- I madh je Sandro, i madh! Hajt urime. U qetësova. Një mijë herë mendoja si do dilnin këto zgjedhje, kurrë s’e shkoja në mendje që do më binte bixha mua. Kjo ishte ideale. I madh je, i madh! Hajt urime. Bëju të fala dhe atyre që s’u bëj dot telefona. Ishallah e bëjnë prapë atë Fatmirin te Mbrojtja t’i mbyll ca punë që i kam hapur.

- Jo, Fatmirin do ta çojmë tek Integrimi. E ka pasur slogan në fushatë “Sot në NATO, nesër në BE”. Do ta bëjmë ministër Integrimi. Se në fakt ka luftuar gjithë jetën për atë punë. Që më ‘99 ka tentuar t’i nxjerrë njerëzit pa vizë jashtë. Dhe atëherë kur e arrestuan në Milano, për këtë e hëngri. Se e kishte ëndërr të qarkullonin njerëzit pa viza ose me emër tjetër. Tani ka shansin ta realizojë.

- I madh je Sandro, i madh! Bëju të fala. Hajt se do takohemi shpejt. Më ngeli merak që i nxorën gjithë të burgosurit dhe mua nuk më nxorën. S’kanë pasur besim se për kë do votoja. Po hapur votova këtu në burg për PD. Ta marrin vesh të gjithë që nuk jam bukëshkalë.

- Hajde figurë, hajde se fituam. Mirupafshim, - e mbylli Sandri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›