E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk është e vërtetë ajo që kam thënë se PS dhe LSI janë gjysmat e mollës së kalburNga Tema“Jam këtu për të ftuar publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re që do të mund ta quanim qeveri e integrimi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Nuk është e vërtetë ajo që kam thënë se PS dhe LSI janë gjysmat e mollës së kalburNga Tema

“Jam këtu për të ftuar publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re që do të mund ta quanim qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Siç deklarova dy ditë më parë, sovrani na dhuroi fitoren, por diktoi koalicion. Nga partitë, me të cilat programet janë më afër, është LSI.

LSI në programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE. LSI në programin e saj ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se kjo nuk ka të bëjë me shifrat në parlament, por ka të bëjë me faktin se ajo është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë.

Në fakt, kjo parti, siç e di çdo shqiptar, në dy zgjedhjet e fundit ka qenë objekt real i një persekutimi të pamerituar ligjor, i një trysnie jodemokratike. Fatmirësisht, aspak të lidhura me Partinë Demokratike, e cila është parti që nuk bazon qëndrimet e saj në eliminime dhe trysni, por në qëndrime ligjore dhe parimore.

Nuk jemi ne që e dëmtuam atë përmes Dushkut në 2005. Nuk jemi ne që imponuam grevën e urisë. Jeni dëshmitarë që kam bërë thirrje të përsëritur në atë periudhë, që të gjendet gjuha e përfshirjes dhe jo e përjashtimit.

Në këtë kontekst shpreh kënaqësinë që ato rreth 47% të votave që sovrani i ka dhënë koalicionit të parë, i shtohen tani edhe rreth 6% të votave, tërësisht të spektrit të majtë dhe faktikisht ky koalicion fiton një bazë elektorale edhe më të gjerë sesa koalicioni që ishte 4 vitet e shkuara.

Unë mendoj se Lëvizja Socialiste për Integrim, në interesin më të mirë të vendit, duhet ta shqyrtojë dhe ta vlerësojë me sens pozitiv ftesën time të sinqertë, sepse, pavarësisht se për të gjitha forcat politike të vendit është e qartë se sovrani, përveçse votoi koalicionin tim, duke e nxjerrë atë si forcë e parë, ka votuar për koalicion dhe është në ABC e politikës dhe në moralin e saj që vota e tij të lexohet me korrektesë dhe ndershmëri. Kam besim se kjo forcë politike që ka si qëllim integrimin, reformat për punësimin, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur dhe të sinqertë.”

Z. Berisha, po me Partinë Republikane çfarë do të bëhet, a do të jetë ajo në koalicionin paszgjedhor?

Ka një marrëveshje me Partinë Republikane dhe partitë e tjera, koalicion para dhe paszgjedhor. PR përfaqësohet në parlament nga kryetari i saj dhe sigurisht që do të jetë pjesë e koalicionit.

Z. Berisha, a i përmbaheni deklaratës suaj se LSI është gjysma e mollës së kalbur të PS?

Ah, me limonada elektorale merresh ti…? Si thotë Konica, fjalë kazani…!

KQZ ka publikuar mbrëmë vonë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit, gjë që ka ngjalluar një reagim të ashpër të PS. Ju si e shikoni këtë?

E dëgjova përfaqësuesin e shkëlqyer të politikës së re, Gramoz Ruçin, që u shfaq në tezat e tij të politikës së vjetër. KQZ ka shpallur rezultate paraprake. Shpallja e rezultatit paraprak është një standard konstant, i kërkuar dhe i sanksionuar në dokumentet ndërkombëtare për zgjedhjet.

Por rezultati paraprak dhe rezultati definitiv janë dy gjëra krejtësisht të veçanta. Ndaj dhe zoti Ruçi, sa mendon të mbledhë njerëz që nuk i shkon kush mbrapa përveç policëve të Bashkisë së Edi Ramës dhe kryepunëtorëve të Koço Kokëdhimës, më mirë të shkojë të ulet aty ku numërohen votat, të marrë lupën dhe të kontrollojë numërimin e ndershëm të tyre. Kaq e thjeshtë është zgjidhja. Çfarë kishte këtu për t’u revoltuar në atë mënyrë? Pale kur e di që nuk e ndjek kush mbrapa. Kur të matesh, duhet të jesh i sigurt. Shko numëro votat! Nuk mund të ketë proces më transparent se ky. Nuk kemi parë ndonjë proces më transparent se ky. U dha një rezultat paraprak, askush nuk mund të thotë se është përfundimtar dhe aq më tepër kur KQZ për të gjitha kutitë, më thanë që kanë votuar me 7 vota për praktikën që do të ndiqte. Atëherë nuk i mbetet gjë tjetër as palës tonë, si dhe atyre, të shkojnë dhe të numërojnë votat e veta bashkë me KQZ.

Kur ftoni një parti të majtë në koalicion, kjo do të thotë se i keni bërë mirë llogaritë për të pasur një qeveri të qëndrueshme për të shmangur zgjedhje të parakohshme?

Së pari, qeveritë e minorancës vetëm i ekstremizojnë situatat, se të preferueshme nuk janë. Qeveri minorance në mandate mund të jesh, kur parlamenti vendos të të mbajë në pushtet për disa arsye, por në fakt nuk mund të thuash se je në mazhorancë, nëse je me më pak vota se 50% në sistemin proporcional. Në sistemin mazhoritar është ndryshe, të jemi realistë, ka një kod moral për këto sisteme. Në këtë kontekst ky ishte sistem proporcional rajonal.

Atëherë, përfshirja e LSI ka disa arsye madhore: tejkalon 50%, krijon bazën morale dhe ligjore të plotë për të qeverisur, ka pika të përbashkëta programore. Jo rastësisht z. Meta ishte vendosur në krye të Komisionit parlamentar të Integrimit. Ky është, të jemi realistë, varianti më i përshtatshëm për vendin, sepse në këtë mënyrë do të ketë një qeveri solide, eficiente, të fortë dhe do të ketë një opozitë gjithashtu solide.

Imagjinoni ju, sikur të bëhej një koalicion gjigant dhe të mbetej opozita me 4 deputetë. Gjysma juaj do të dilnit në pension ose do të ndërronit profesion, se s’do të kishit lajme. Se vetëm me lajme të qeverisë gjithë ditën nuk rrihet apo s’është kështu? Se të mërziten sigurisht. Kështu që kjo skemë është absolutisht interesi më i mirë i vendit. Edhe qeveri solide me pika kontakti programore, edhe opozitë solide.

Z. Berisha, për hir të këtij interesi në të mirë të vendit, a jeni i gatshëm ju që për një periudhë dyvjeçare ta këmbeni postin tuaj me zotin Meta?

Jam i bindur se koalicioni nuk funksionon në atë mënyrë. Jam i sigurt se koalicionet janë transparente. Shqiptarët kanë Sali Berishën njeriun më të votuar, e kanë pasur gjithnjë kështu. Pra, kjo nuk është vetëm se mirënjohje e imja ndaj tyre, nuk mund t’i qortoj pse më votojnë mua në këtë shkallë. Ky koalicion nuk është pazar karrigesh. Ky është koalicion integrimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›