E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për letrat e PS në KiE

 BLEDAR HOTIPërplasja mes socialistëve dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli për kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë në KiE vazhdoi dje edhe me letrat e dërguara drejt Strasburgut. Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli kanë replikuar dje në distancë në lidhje me dy letra që socialistët i kanë dërguar anëtarëve të KiE-së për përbërjen e delegacionit shqiptar në këtë Asamble. Pas konferencës kur Topalli akuzonte PS-në për letrën e dërguar në Strasburg, ku kërkohej ngrirja e kredencialeve të Shqipërisë, duke nënkuptuar heqjen nga Asambleja, para medias ka dalë deputetja socialiste Mimi Kodheli lexoi një letër të vulosur dhe firmosur po nga sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade, në cilën kërkohej verifikimi i raporteve politike pozitë-opozitë të delegacionit shqiptar. Por e vërteta është se në bazë të ballafaqimit të dy letrave Topalli ka paraqitur para medias një shkresë të ndryshme nga ajo që paraqiti Kodheli. Letra e deputetes socialiste i është dërguar “Mateo Sorinas, Sekretar i Përgjithshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”. Ndërsa letra e paraqitur nga ana e Topallit, që mban vulën e PS-së i është dërguar “grupeve parlamentare të Partive Popullore Evropiane, Aleancës Liberal dhe Demokratike të Evropës, Grupit të Bashkuar të Majtës Evropiane dhe përfaqësuesve të pa përfshirë në grupe”. Që të dyja mbajnë të njëjtën datë dërgimi, 24 janarin. Në pamje të parë duket se është i njëjti tekst, por në fakt ato ndryshojnë te paragrafët e fundit të saj. Në letrën drejtuar partive, Dade, i kërkon grupeve parlamentare të KiE që “Bazuar në Nenin 7 të Rregullores së procedurave të AP-së së KE-së, ne sfidojmë një nga anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për arsyet e sipërpërmendura dhe ju kërkojmë me mirësjellje të na mbështesni në përputhje me Nenin 8 – Sfida e kredencialeve ende të pa ratifikuara mbi baza të pavarura – për të sfiduar kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”. Kurse në letrën e paraqitur publikisht nga Kodheli drejtuar Sorinas, kërkohet që të mos lejohet që kryeparlamentarja të bëjë diversion ndaj opozitës. “Bazuar në Nenin 7 të Rregullores së AP-së së KE-së, ne sfidojmë një nga anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë për arsyet e sipërpërmendura dhe ju kërkojmë juve, zoti Sekretar i Përgjithshëm, që duke ushtruar autoritetin tuaj të respektohet rregullorja e AP-së së KE-së dhe të ndërmjetësoni që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë të ndalojë së provokuari opozitën në Shqipëri nëpërmjet diversionit që bie ndesh me projekt raportin dhe projekt rezolutën e publikuar nga Komisioni i Monitorimit të kësaj Asambleje të nderuar, që i bëjnë thirrje të gjitha palëve për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale nëpërmjet dialogut”, thuhet në paragrafin e fundit të kësaj letre. Këto janë dy paragrafët që ndryshojnë në këto dy letra, pasi pjesa tjetër e tekstit është tërësisht identike. Në letër theksohet se “sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 7, pika 3, Kryetarja e Kuvendit emëron anëtarët e delegacioneve në bazë të konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare dhe përfaqësimi duhet të reflektojë përbërjen e Parlamentit”. “Në rast mosmarrëveshjesh duhet të votohet në Kuvend. Emërimi është bërë në mënyrë arbitrare jo vetëm se nuk është respektuar rregullorja, por dhe vendet që i takojnë opozitës janë reduktuar vetëm në një. Opozita e drejtuar nga socialistet ka pasur dy anëtarë në delegacionet e mëparshme megjithëse ka pasur më pak vende në krahasim me vendet që ka sot. E njëjta gjë ka ndodhur me anëtarët zëvendësues, të cilët janë emëruar pa u konsultuar me autoritetet e grupit parlamentar socialist, që gjithnjë është përballur me dhunimin dhe margjinalizimin nga ana e Kryetares së Kuvendit. Ky akt dhunon gjithashtu Nenin 6 – Kredencialet – të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thekson letra. Deputetja e PS-sw, Mimi Kodheli tha dje se “ndryshe nga Jozefina Topalli, që tund letra përpara kamerave, por nuk guxon t’i lexojë ato, ne jemi transparentë. Kjo është letra që PS i ka dërguar Këshillit të Evropës, ku kërkojmë asgjë më tepër sesa zbatimin e përpiktë të rregullores që Topalli e shkel me të dy këmbët”. “Kryetarja e Parlamentit, është ajo që po e bën Shqipërinë gazin e botës, duke mos respektuar dhe duke shkelur të gjitha të drejtat që i takojnë opozitës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në përfaqësimin e saj jashtë. Ky është një turp që duhet të marrë fund, sepse koston e këtyre veprimeve i paguajnë shqiptarët dhe imazhi i vendit tonë”, tha Kodheli.Letra e publikuar nga TopalliDrejtuar grupeve parlamentareMë lejoni t’ju informoj në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë time si person përgjegjës i opozitës për politikën e jashtme në Kuvend dhe si Sekretare Ndërkombëtare e PSSh-së që delegacioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është emëruar nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, në shkelje të rënda të  rregullores së Kuvendit dhe të rregullores së AP-së së KE-së. Opozita e kryesuar nga Partia Socialiste ka 65 vende nga 140 vende që janë gjithsej në parlament. Siç mund të jeni informuar për krizën politike, pas zgjedhjeve 28 qershorit opozita ka bërë kërkesë për të ngritur një komision parlamentar për të hetuar parregullsitë që kanë shoqëruar procesin elektoral. Kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga maxhoranca qeverisëse dhe si rrjedhojë opozita nuk do të jetë në Kuvend deri sa të plotësohet kjo kërkesë.   Sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 7, pika 3, Kryetarja e Kuvendit emëron anëtarët e delegacioneve në bazë të konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare dhe përfaqësimi duhet të reflektojë përbërjen e Parlamentit. Në rast mosmarrëveshjesh duhet të votohet në Kuvend. Emërimi është bërë në mënyrë arbitrare jo vetëm se nuk është respektuar rregullorja, por dhe vendet që i takojnë opozitës janë reduktuar vetëm në një. Opozita e drejtuar nga socialistet ka pasur dy anëtarë në delegacionet e mëparshme megjithëse ka pasur më pak vende në krahasim me vendet që ka sot. E njëjta gjë ka ndodhur me anëtarët zëvendësues, të cilët janë emëruar pa u konsultuar me autoritetet e grupit parlamentar socialist, që gjithnjë është përballur me dhunimin dhe margjinalizimin nga ana e Kryetares së Kuvendit. Ky akt dhunon gjithashtu Nenin 6 – Kredencialet – të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.  Bazuar në Nenin 7 të Rregullores së procedurave të AP-së së KE-së, ne sfidojmë një nga anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për arsyet e sipërpërmendura dhe ju kërkojmë me mirësjellje të na mbështesni në përputhje me Nenin 8 – Sfida e kredencialeve ende të pa ratifikuara mbi baza të pavarura – për të sfiduar kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.     Sinqerisht,Arta DADE, Sekretare Ndërkombëtare e PSSh-sëLetra e publikuar nga KodheliI dashur zoti.  Sorinas,Më lejoni t’ju informoj në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë time si person përgjegjës i opozitës për politikën e jashtme në Kuvend dhe si Sekretare Ndërkombëtare e PSSh-së që delegacioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është emëruar nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, në shkelje të rënda të  rregullores së Kuvendit dhe të rregullores së AP-së së KE-së. Opozita e kryesuar nga Partia Socialiste ka 65 vende nga 140 vende që janë gjithsej në parlament. Siç mund të jeni informuar për krizën politike, pas zgjedhjeve 28 qershorit opozita ka bërë kërkesë për të ngritur një komision parlamentar për të hetuar parregullsitë që kanë shoqëruar procesin elektoral. Kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga maxhoranca qeverisëse dhe si rrjedhojë opozita nuk do të jetë në Kuvend deri sa të plotësohet kjo kërkesë.   Sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 7, pika 3, Kryetarja e Kuvendit emëron anëtarët e delegacioneve në bazë të konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare dhe përfaqësimi duhet të reflektojë përbërjen e Parlamentit. Në rast mosmarrëveshjesh duhet të votohet në Kuvend. Emërimi është bërë në mënyrë arbitrare jo vetëm se nuk është respektuar rregullorja, por dhe vendet që i takojnë opozitës janë reduktuar vetëm në një. Opozita e drejtuar nga socialistet ka pasur dy anëtarë në delegacionet e mëparshme megjithëse ka pasur më pak vende në krahasim me vendet që ka sot. E njëjta gjë ka ndodhur me anëtarët zëvendësues, të cilët janë emëruar pa u konsultuar me autoritetet e grupit parlamentar socialist, që gjithnjë është përballur me dhunimin dhe margjinalizimin nga ana e Kryetares së Kuvendit. Ky akt dhunon gjithashtu Nenin 6 – Kredencialet – të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.   Bazuar në Nenin 7 të Rregullores së AP-së së KE-së, ne sfidojmë një nga anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë për arsyet e sipërpërmendura dhe ju kërkojmë juve, zoti Sekretar i Përgjithshëm, që duke ushtruar autoritetin tuaj të respektohet rregullorja e AP-së së KE-së dhe të ndërmjetësoni që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë të ndalojë së provokuari opozitën në Shqipëri nëpërmjet diversionit që bie ndesh me projekt raportin dhe projekt rezolutën e publikuar nga Komisioni i Monitorimit të kësaj Asambleje të nderuar, që i bëjnë thirrje të gjitha palëve për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale nëpërmjet dialogut.  Më lejoni zoti Sekretar i Përgjithshëm që të përsëris dhe njëherë konsideratën më të lartë për punën tuaj fisnike për konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës,  veçanërisht në demokracitë e reja si Shqipëria. Mbetem,Sinqerisht,Arta DADE, Sekretare Ndërkombëtare e PSSh-së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›