Sandri në alarm pas sulmit mbi Berluskonin Nga Antena brenda familjesNdërsa gjithë bota u gdhi e tronditur nga sulmi mbi Berluskonin, Sandri u gdhi I tronditur nga frika se mos kjo gjë përsëritej në ndonjë takim me doktorin. Gjatë natës kishte parë ë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri në alarm pas sulmit mbi Berluskonin Nga Antena brenda familjesNdërsa gjithë bota u gdhi e tronditur nga sulmi mbi Berluskonin, Sandri u gdhi I tronditur nga frika se mos kjo gjë përsëritej në ndonjë takim me doktorin. Gjatë natës kishte parë ëndërr sikur në Kuvendin e PD-së, ndërsa doktori ecte mes sallës së mbushur plot me militantë, një I cmendur ishte afruar dhe e kishte gjuajtur doktorin me një statujë të vogël. Sandri ishte llahtarisur nga skena dhe ju bë sikur në vend të plagës doktorit ju vizatua një yll me pes cepa në fytyrë ndërsa ai buzqeshte akoma. Pastaj u hodh mbi copat e statujës me të cilin kishte qëlluar I cmenduri. Në fillim ju duk sikur ishin copa bombe. Pastaj I ra dy herë kokës, duke thënë me zë të lart “Jo, Jo” bombën ja hodhëm atëhere kur donim ta hiqnim qafe më 96 dhe 2000. Pastaj I kapi dhe një herë copat dhe ju duk si bust I vogël I Enver Hoxhës. Por sapo e afronte I zhdukeshin format. -Ska mundësi tha me vete ska pas buste kaq të vegjël shoku Enver. Dhe ato që kishim në Vatrat e Kulturës ishin të mëdha.
Pastaj ju bë sikur ju afrua Ben Imami duke qeshur.
-Mos e shiko kot Sandër I tha, është statujë tanku nga ato tanket e reja që do blejmë tani që kemi hyrë në NATO. I kanë shpërndarë këta këshilltarët e mij si dhuratë për Kuvendin.
-Po ti mo k… këtu I gjete ti shpërndash I tha Sandri gjithë nervozizëm. Nuk hoqe dorë nga këto tanket kundër doktorit.?!
Sapo I përmendi tanket Imami u zbeh dhe ju zhduk nga sytë dhe befas ju shfaq para sysh Genc Pollo.
-Hë Sandër cfarë ka, I tha.?
-Spo gjej dot këtë statujën mo burrë që qëlluan doktrin I tha dhe po shihte rrotull. Befas Pollo ja zgjati përpara. Ja me këtë e gjuajtën tha.
-Kush është ky tha Sandri I hutuar se nuk po e njihte?.
-Është një statujë e Azem Hajdarit I tha Pollo.
-Po cne me këtë I tha Sandri, ku e gjetën.?
-E kam shpërndarë unë tha Pollo. Më ka mbet merak se ua nxorra në prit atyre banditëve më 12 Shattor dhe prej atëhere sjam më I qetë. Do ta vuaj gjithë jetën që e nxorra në prit …
-Po ky nuk ngjan si Azemi tha Sandri dhe po e shihte si I tmerruar statujën. Ky ngjan si Shinasi Rama…
-Azemi , Azemi është tha Pollo. E kam shpërndarë unë statujën nuk e dija që do ta përdornin kundër doktorit.
-Ore qenke legen ti I tha Sandri. Po ti nuk I pe lajmet dje në televizor ci bën Berluskonit. Sa përmendi këtë Pollo ju tret nga sytë. Në vend të tij ju shfaq drejtori I Muzeut Beqir Meta.
-Mos u mërzit Sandër tha, ishte Statujë e Skënderbeut.
-Po cmutin desh kjo statujë në sallë I tha Sandri.
-I ndava unë tha, meqë u pagëzua doktoi Skënderbeu i II-të dhe meqë ndryshuam dhe tekstin e historisë.
-Si e ndryshuat tekstin mo burrë, e futët doktorin si Skënderebeu II-të.
-Jo, ndryshaum datën kur është takuar Papa Pali me Skënderbeun. Skënderbeu ka mbritur në Venetikë më 12 dhjetor 1466 dhe është takuar me Papa Palin e II-të më 24 Dhjetor , pra 12 ditë më vonë. Po meqë doktori e caktoi që ishte takuar më 12 Dhjetor dhe ne e ndryshaum sot tekstin e Historisë dhe e bëm 12 dhjetor Dhe vendin e ndryshuam e cuam nga Venediku në Vatikan, se s’prishte ndonjë punë të madhe me V fillonin të dy.
Sandri filloi të ndehej në siklet se po I përzihej, Papa, Skënderebu, Venediku, Vatikani, tanket, Azemi, ….kur para sysh ju shfaq Mesila.
-Mos u lodh kot I tha. Është Nënë Tereza ajo statuja. I kam shpërndarë unë në sallë. Lutem vazhdimisht për shpirtin e saj që kur jam bërë katolike. Kam kthyer dhe burrin. Është I vetmi cam katolik në Shqipëri.
-Po si moj k… ke shpërndarë statuja të Nënë Terezës nuk e pe ti ci bën Berlsukonit dje?
-Se di Sandër I ndava që dje, para se të ndodhte. Ti e di që unë Nënë Terezën e kam pas pik të dobët. Kam dash të imitoj jetën e saj, kam qëndruar rrugëve nëpër semaforë për të imituar vuajtjet e saj, kam dash të bëj të mira për gjithë njerëzinë, po këtu sta di njeri për nder. Mbarojnë punë dhe të kthejnë krahët. Skam dash të martohem, kam dash të jem virgjëreshë si Ajo…. Po spata fat dhe më ka mbet fiksim.
-Po ik moj k… se më ngrive gjakun. Cpunë ke ti që ndan statuja të Nënë Terezës në Kuvend. Ske faj ti, kam faj unë që nuk qëndrova vet tek dera e hyrjes… Ndërkohë u rrotulla dhe I doli gjumi. Ishte ende herët, ora 6 e mëngjesit dhe Kuvendi nuk kishte filluar. U ngrit dhe për gjysëm ore doli në Bulervad. Në qetësinë e mëngjesit, bulevardi ishte bosh dhe askund nuk dukeshin gjurmë statujash. Priti deri në orë 8 sa u shfaqën deleagtët e parë. U afrua vet tek dera dhe po I vrojtonte një nga një. U qetësua vetëm kur hynë të gjithë. Pastaj u afrua tek doktori për ti thënë të jetë I qetë se e ka kontrolluar vet gjithë sallën.
-Sandër, mos u mëzit. Për këtë sallë kam 20 vjet që punoj që të jem I sigurt. Jo me statujë që smë gjuan kush, por as që u shkon mendja dhe të mendojn keq për mua. Kam 20 vite që e pastroj këtë sallë, derisa kam mbrit tek këta njerëz që shikon ti.
-E qart doktor qart, po kam bërë gjumë të keq sonte dhe sdi pse mu fiksua që do të ndodhte dhe ty ai Berlsukonit.
-Mos u mërzit Sandër. Rasti I Silvios është I ndryshë, Ai ishte mes militantëve të vet mes të cilëve kishte hyrë një I marr, kurse unë jam mes të marrëve të mij, ku nuk hyn dot asnjë njeri normal.