Identifikohet viktima i ekzekutuar në Fier
Sipas ekspertizës, ai është ekzekutuar të enjten në mbrëmje me pesë plumba në kokë, dhe trupi është hedhur më pas në tunelet e ish-repartit.Prokuroria e Fierit ka ngritur një grup hetimor, të cilit i është bashkëngjitur edhe një grup oficerësh të specializuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Dyshohet se viktima është mbajtur për disa orë peng duke u torturuar, dhe më pas është ekzekutuar. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe autovetura me targa greke e viktimës.Identiteti i Hazizajt është zbuluar nga dokumentet e gjetura në makinë, ndërkohë që targa i është dërguar policisë greke për verifikim. Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në një aksion të ndërmarrë në fshatin Frakull për zbulimin e ndonjë prove të mundshme rreth autorëve të vrasjes makabre.Dosja hetimore për vrasjen e 32 vjeçarit është marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime pranë policisë pranojnë se për momentin është shumë e vështirë të gjenden shkaqet e vrasjes.