E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, fluks emigrantësh për pasaportat biometrike

Sportelet e kësaj poste janë të përgatitur për përballimin e fluksit të kërkesave ditët e fundit, ku kanë tërhequr kuponat për letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike qindra qytetarë, pjesa më e madhe emigrantë. Vetëm dy ditë më parë në filialin e Postës u tërhoqën mbi 800 kupona për pasaporta dhe 690 kupona për karta identiteti.      Burime zyrtare të Postës në Elbasan thonë se nga rritja e fluksit të emigrantëve vetëm javën e fundit janë shpërndarë mbi 5600 kupona për pasaporta dhe parashikojmë rritje të numrit të tyre në fillim të javës tjetër. Edhe në zyrat e tërheqjes së pasaportave në komisariatin e Policisë janë të shumtë qytetarët që pasi kanë kryer aplikimet, presin tërheqjen e tyre.      Vetëm në Bashkinë e Elbasanit do të pajisen me kartë identiteti 80.000 banorë, ndërsa në rang qarku janë rreth 180.000 banorë që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Pajisja e shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike përbën një nga sfidat e qeverisë në përmbushjen e angazhimeve të MSA dhe liberalizimin e vizave me BE-në.                                                                                               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›