Sandri nga SHBA me Asamblenë e PSNga Antena brenda familjesSandri sot mbeti pa gjumë. Ndryshimi i orës së Kalifornisë me Tiranën e la pa fjetur deri në orën 4 pasdite, kur në Kaliforni ishte ora 8 e mëngjesit. Meraku se si do të shkonte puna në Asamb
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri nga SHBA me Asamblenë e PSNga Antena brenda familjesSandri sot mbeti pa gjumë. Ndryshimi i orës së Kalifornisë me Tiranën e la pa fjetur deri në orën 4 pasdite, kur në Kaliforni ishte ora 8 e mëngjesit. Meraku se si do të shkonte puna në Asamblenë e PS, e la pa gjumë. Blushi fliste vetëm me Fevziun dhe Sandri plaste të merrte vesh ndonjë gjë. Duke e imagjinuar kureshtjen e Sandrit, Blushi filloi të tallej dhe i thoshte Fevziut: “Thuaji Sandrit, t’i thotë doktorit që sot është i qetë, s’ka më kryetar opozite.” Tri javë po i japim pushim, e ka opozitën pa kryetar.”
Sandri i rrëmbeu telefonin dhe donte ta sqaronte patjetër.
- Po ku jeni fut mo një tufë k... që s’hiqni dot një kryetar. Shko zëri zyrën aty, i thuj, ik b..., s’ke më punë këtu. Ore s’bëhet partia si doni ju. Unë pas 3 korrikut ashtu ua bëra ortakëve. Thirra ca të fortë, u thashë, po patë Marselin apo Zhyljenin të hyjë, ndalojini këtu dhe u thoni s’keni leje të futeni. Pse o, me rregulla do ta hiqni ju atë? Me rregulla i rruani k...
- Mirë o Sandro mirë, po në Klan dhe bëhen ato gjëra, ne jemi disa klane bashkë, nuk i bën dot ato.
- E po s’e bëtë ashtu, shkuat për lesh. Më tha dhe doktori: “S’dinë ata si t’ia bëjnë. Se në të vërtetë, - tha doktori, - Rama po sillet butë.” Se të ishte ai, e rregullonte ndryshe punën. Të kujtohet ç’i bëri Eduard Selamit? Ishte kryetar partie dhe s’e ka futur në Kongres, kur donte ta hiqte. Ashtu duhet t’ia bëni dhe ju. Më tha doktori dje: “Sandër, vetëm ashtu bëhet. Se po të hyjë Edi Rama në sallë, ajo parti s’e heq dot më. E dija unë, - tha, - ndaj nuk e lashë Eduard Selamin të hynte. I thashë Izetit, rri te dera, ai s’ka punë brenda, ka humbur referendumin. Dhe s’e la. Dhe këta s’duhet ta lënë të hyjë. Po hyri, - tha doktori, - ua mori partinë, t’i pinë lëngun rezolutave këta.”
- Mirë o Sandro, mirë, po ja që s’bëhet ajo.
- A e di unë, ju jeni një tufë b...q..., kot bëni gam- gam, ka për t’ju vënë para ai. ǒishte ajo rezolutë mo burrë që kishe bërë, fiks si e Ed Ramës. Thoshe që qeveria ka vjedhur vota. Po ti qenke k... fare. Po qe se qeveria ka vjedhur votat, atëherë ç’punë ka të ikë Ed Rama?! Doktori për këtë ishte i shqetësuar. “Rezoluta, - tha, - ishte shumë gabim.” Dhe ka të drejtë. O zotëri, ti s’mund të thuash, dhe ka vjedh votat qeveria, dhe të ikë Ed Rama. Ti duhet të thoshe qeveria ka bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme, më të mirat e historisë së saj, dhe për këtë arsye Edi Rama ka humbur në zgjedhje të lira. Po the që Edi Rama ka humbur në zgjedhje të vjedhura, nuk ta rras më njeri ty, se janë me Edi Ramën të gjithë.
- O Sandro, po nuk bëhen gjithë punët me mendjen e doktorit, na lër të bëjmë dhe ndonjë
punë me mendjen tonë.
- Mendje k..., ku keni mendje ju për këto punë. Të kishit mendje, e kishit zbuar sot atë të gjatin. Jeni një tufë k..., me kë merrem unë. Si o shkruan në rezolutë që zgjedhjet janë vjedh mo burrë, s’e kuptoj këtë logjikën tënde. Ti i paske mbush brekët o burrë, me kë merrem unë. Po a e lamë që do t’i bije fort te zgjedhjet?
- O Sandro, kaq fuqi kemi vëlla. Të dhashë fjalën që do ta heq zvarrë në parlament Ramën, e mbajta. Tani ça do më. Tani na gjej noj lek ta mundim, se ai ka bashkinë vëlla, unë s’kam gjë në xhep, me honorarë librash jetoj dhe ndonjë lek që më ka mbetur nga ministër.
- Le, le Blushi, shumë dobët. Pastaj jeni bërë dhe dy pjesë, ti më vete, Ben Malaj më vete. Pse o, ashtu do ta mundni ju atë? Po ai u merr 70 për qind kështu. Bashkohuni në një, ose ti, ose Malaj.
- Po si ta nxë goja, ose unë, ose Beni, vërtet kemi emrin njësoj, po unë jam shkrimtar i gjuhës zyrtare, ai është nëndialektor. Si do ta bëjmë atë kryetar?
- Ore, s’më mori malli për atë mua, po mos u përçani, se ai mund të ketë vota më shumë se ty dhe shkoni për lesh të dy. Premtoji noj gjë atij, ose bëni derman. Kështu tha dhe doktori. Se ai thotë që te Ben Malaj besojnë më shumë se te ty. E ka fiksim këtë punën tënde që s’të beson njeri. E di si më tha dje? “Po si do bëhet kryetar ai, - tha, - dy javë nuk flet me nënën, dy javë nuk flet me babën, kush ia jep votën atij?” E ka kunj me ty, e ka.
- Sandro, kjo punë sa ka nisur vëlla, do jetë sherr i gjatë. Partinë s’ia marr dot, po do t’i marr shpirtin me sherre, s’kam ç’i bëj. Ti mbaj llafin, na gjej noj lek, se këto të tjerat i rregulloj vetë.