E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri për herë të dytë në telash për vjedhjen e ThesaritNga Antena brenda familjesThesari ia prishi prapë gjakun Sandrit këto ditë. Një emision në News 24, që fliste për historinë e vjedhjes së Thesarit në vitin 2000, turbulloi gjithë ujërat. I pari

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri për herë të dytë në telash për vjedhjen e ThesaritNga Antena brenda familjes

Thesari ia prishi prapë gjakun Sandrit këto ditë. Një emision në News 24, që fliste për historinë e vjedhjes së Thesarit në vitin 2000, turbulloi gjithë ujërat. I pari që dha alarmin ishte Ilir Meta. Ai e quajti emisionin vepër të Edi Ramës për të prishur koalicionin e tij me Berishën. U mblodhën në konsultime dhe vendosën planin e masave. Sandri më në fund i dha rrugë punëve.

- Thërras tani Fevziun dhe bëjmë një emision, u q… robt atyre, - tha. - Ata legena duan të na prishin terezinë kot.

Dhe ashtu bëri. Fevziut iu këshillua të bënte një emision për Thesarin, por ndryshe nga herët e tjera, të mos dilte asnjë fajtor, as Sali Berisha as Ilir Meta.

- Mirë, - tha Fevziu, - qenka tamam për mua, se unë kështu i dua emisionet, pa fajtorë.

- Jo, problem është t’ua futësh këtyre që duan të hapin këtë temë, t’i çosh për lesh këta, - tha Sandri. - Tani u kujtuan këta legenat për Thesarin. Dhe ata që e kanë vjedh, i kanë prish lekët, janë pa lekë, këta dun me gjet lekët tani.

- S’ka problem, - tha Fevziu, - se e rregulloj unë. ǒkemi ndonjë gjë nga arkiva për këtë çështje?

- Lëre arkivën, se s’të bën punë, se atëherë kemi thënë që e ka vjedh Berisha më ’97 dhe kërkon t’ia ngjisë Ilir Metës më 2000. Duhet bërë diçka e kujdesshme, mos t’i referohemi arkivës.

- S’ka problem, se e rregulloj unë o burrë, se dihet që as Ilir Meta, as doktori s’e ka vjedh atë. Kanë qenë emocionale deklaratat. Po merrem me anën historike të Thesarit unë.

- A, shumë mirë, - tha Sandri, - me atë merru. D.m.th., çfarë ishin këto monedha apo varëse floriri? Sa kushtonin? Kush mund t’i ketë mbajtur etj. Kjo të del e bukur shumë.

- S’ka problem, se e rregulloj unë mo burrë, vetëm më duhet një intervistë me Ilir Metën tani, ta kem si zë.

- Vjen Iliri, se fola dhe me doktorin, dhe tha: “Jam dakord të flas dhe unë po deshët, që jam nxituar atëherë kur thashë që e ka vjedh Ilir Meta.”

- Po më erdhi dhe Iliri, më del mirë, - tha Fevziu, - se përdor pak nga Iliri dhe si ka luftuar qeveria Meta dhe qeveria Berisha për të gjetur hajdutët dhe pastaj merremi me historinë.

- A, bukur, ashtu duhet, - i tha Sandri.

- Se është skandal o burrë, se dua ta them po gjysma e atij Thesari janë florinjtë e bejlerëve të Tiranës. Ore Toptanasit kanë dorëzuar gjithë varëset dhe lirat turke aty.

- Po, po, mirë e ke, - i tha Sandri, - se kanë humbur shumë lira turke.

- Po e di unë mor burrë, se më kanë pas thënë që gjithë thesari ynë gjendet në Krrabë. Thoshte vjehrra e hallës: “Vetëm t’i shikoj njëherë, pa le të vdes”. Iku pa i parë e shkreta. Po i them doktorit të shkoj një ditë t’i filmoj, t’i kem si kujtim, t’ua jap.

- Ore ti k…, ne dhe mund t’i marrim ato po janë të Toptanasve. Pse tokat i kthejnë dhe floririn s’e kthejnë këta? Bëjmë ca letra që janë të Toptanasve dhe i marrim. Qenke k... ti, i len florinjtë kot aty.

- Jo mo burrë, se nuk e thashë për atë, po thjesht për të treguar që janë tonat.

- Jo mo, s’ke si i lë florinjtë atje, se u q... robt unë po s’na i dhanë. Dhe atë “Hilton”-in, fola prapë me doktorin, ta bëjmë te tokat tuaja në Rinas. Po t’i marrim dhe këta florinjtë, se yll janë. Pse mos t’i marrim, derisa të takojnë.

- Po hajt o Sandër, se boll kemi marrë, ç’bëri floriri, ç’bëri euro, njësoj është. Një çmim kanë të gjitha.

- Nejse Fevzo, ti merru me emisionin dhe nxirre që s’ka faj as Berisha, as Meta, unë po merrem me floririn, të nxjerr që s’ka pas faj Esat Pashë Toptani, dhe florinjtë na takojnë ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›