E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri bisedon me doktorin për intervistën e BlushitNga Antena brenda familjesSandri nuk ishte dje në humor. Intervista me Ben Blushin nuk doli ashtu siç pritej. Sandri nuk po e kuptonte dot mirë shkakun, por e shihte qartë që diçka mungonte. U përp

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri bisedon me doktorin për intervistën e BlushitNga Antena brenda familjes

Sandri nuk ishte dje në humor. Intervista me Ben Blushin nuk doli ashtu siç pritej.

Sandri nuk po e kuptonte dot mirë shkakun, por e shihte qartë që diçka mungonte. U përpoq dje gjithë ditën të merrej pak me intervistën e Blushit. Vetë Blushi bëri përzgjedhjen e pjesëve nga intervista që do jepej në lajme dhe u kujdes që të ritransmetohej sinkroni i tekstit të njëjtë të socialistëve në Lushnjë dhe Shkodër që s’ishin me Edi Ramën.

Në mesditë mori në telefon doktorin.

- Hë mo, si t’u duk Blushi dje? Nuk ishte dhe aq mirë jo, s’di ç’pati, s’ishte në formë.

- Sandër, ishte mirë. Pse ishte mirë? Ja ta them unë ty. Ai pikësëpari kapi një gjë të rëndësishme. Shiko, Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të dilte në debat me mua. E kapi tamam ai. Jo, këtë e kapi ai dhe e kapi shumë mirë. Dëgjo Sandër, unë ia kisha thënë dhe në fushatë që ai duhet të dilte në debat me mua. Tani ai zotëria nuk do te Fevziu, punë e tij, po ai s’mund të më diktojë mua dashurinë për Fevziun. Jo,

këtë s’mund ta bëjë dhe s’e lejoj, por Blushi e kapi mirë. Dëgjo, ajo është kryesorja dhe unë mendoj që Blushi e kapi…

- Mirë mo mirë, po sikur s’u ngrohën njerëzit. Pyeta dhe disa socialistë dhe ishin të pakënaqur fare. Thanë: “Na u duk si mistrec i vogël që do të bëjë ndonjë sherr dhe s’ia mban”. Se unë i thashë, bjeri fort, q… robt, po s’ia mban atij k..., se e kanë kompleksuar këta, Fevziu e këta, i thonë mos i bjer fort. Unë i thashë, bjeri fort...

- Shiko Sandër, nuk ishte keq. Dëgjo mua, ishte mirë. Së pari, të thashë që ai humbi, se s’doli në debat me mua, së dyti e kapi mirë dhe Blushi këtë, ai o zotëri nuk bëri opozitë. Nuk ishte opozitë ajo që bënte ai. Të kisha thënë dhe ty kaq herë, i thoni të dalë të bëjë luftë. “Jo, - thoshte, - kam linjën time, as i majtë as i djathtë.” Atë e kapi mirë Blushi dhe unë mendoj që e bëri mirë.

- Po mirë mo mirë, po në fakt unë prisja diçka të fortë, s’më kënaqi shumë. Se u kompleksua dhe ngaqë ishte me ne në Korfuz dhe shkuam me helikopter. E pe dhe në emision, e kishte atë merak…

- Sandër, atë e shpjegoi mirë ai. E sqaroi shkëlqyeshëm. Tha: “Kam mik të vjetër Fevziun, Fevziu ka mik doktorin”, po këtu s’ka vend për teoremën e dy policëve, që nëse dy vetë janë miq me të njëjtin njëri, janë dhe miq me njëri-tjetrin. Jo, këtu ka të drejtë ai dhe e shpjegoi qartë që s’ka lidhje me mua. Dhe në fakt Sandër nuk ka, ti e di mirë.

- Po i thashë mo k..., bjeri fort doktorit, të krijosh njëfarë besimi, po “jo, - thotë, - dua t’i ngre nervat Ramës”. Se ç’i ka hipur në qejf që ta gërricë atë që ai ta akuzojë që je njeri i Berishës. S’e marr vesh çfarë bën. Dhe për intervistën unë i thashë mos e jep te Fevziu, jepe te Kol Balla në fillim. Mjafton të na bëhet puna, pa s’ka rëndësi. “Jo, jo, - më tha, - te Fevziu, se kështu çmendet Rama”. Dhe për intervistën te “Panorama”, i thashë jepe te “Shqiptarja”. “Jo, jo, - tha, - se nga Irfani çmendet Rama.” Është i papërgjegjshëm.

- Sandër, shiko, e bën shumë mirë. Ky nuk është stil i keq. Në të vërtetë ai konfliktin po kërkon, se paqja e lë pa gjë. Ma ka pas bërë Pollo mua kështu dhe jo se s’pati sukses. Nga mediet e majta më godiste çdo ditë. Dhe Tritani, dhe Ruli, të gjithë këta. Dhe u doli mirë. Dhe ai nuk e ka keq.

- Po pse, si Pollo do përfundojë ky, thua ti?

- Tani, me thënë të drejtën, Pollo nuk doli keq. E ndihmoi pak dhe Ilir Meta atëherë, i dha siglën e PD, po nuk doli keq. Tani këtij siglën e PS nuk ia japim dot, por ky duhet të bëjë betejën e vet. Ja, sot mirë i kishit bërë lajmet. Mirë e kishit gjet dhe atë të Lushnjës dhe të Shkodrës. Shiko, Blushi është i zoti të merret me lajmet.

Lëre ca kohë atë Bejten pushim, vër Blushin t’i bëjë. Shiko, ka nuhatje për lajmet.

- Po mo, s’thotë gjë Bejtja i shkretë, merrem dhe vetë unë. Puna është se sikur s’më ngrohu, se më thonë këta të majtët, doli pak si i pavendosur, nuk fajësoi Ramën për asgjë, “listat, - tha, - i bëmë bashkë, Ilir Metën e zbuam bashkë”, tani thonë njerëzit, ose ikni, ose rrini bashkë. S’më kënaqi jo. S’ishte Blushi që njoh unë ai. S’ishte në formë. Dhe i thashë kur ishim në Korfuz, mos rri me Fevziun se Fevziu të rrumbullakos se ka frikë, i thashë bjeri fort, q… robt. “Jo, jo, se s’merr vesh ti, - tha, - e di unë si e do ai. Ai duhet ngacmu të çmendet”, - thotë.

- Sandër, dëgjo, ishte mirë. Dëgjo mua. I tha ato që kam thënë unë shumë mirë. Shiko, do flasim herën tjetër, kur të dalë prapë, po si fillim ishte mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›