E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri përpiqet të shikojë pozitivisht orgjinë publike të dy homoseksualëveNga Antena brenda familjesPërpara se të marrë doktorin pas çdo mbledhjeje qeverie, Sandri e ka zakon që pyet një herë nga televizioni për lajmin më të rëndësishëm. Ashtu bëri

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri përpiqet të shikojë pozitivisht orgjinë publike të dy homoseksualëveNga Antena brenda familjes

Përpara se të marrë doktorin pas çdo mbledhjeje qeverie, Sandri e ka zakon që pyet një herë nga televizioni për lajmin më të rëndësishëm. Ashtu bëri dhe dje. Mori të vëllanë që e ka kryeredaktor lajmesh dhe e pyeti ç’kishte ndodhur se do fliste me doktorin.

- ǒtë ndodhë më, - i tha vëllai. - Ka plasur seksi sheshit. Ka kapur policia dy burra duke bërë seks në mes të qytetit në Durrës, te stacioni i trenit.

- Jo more. Qenka e fortë kjo. Po kush janë këta b…q…?

- Po ç’e pyet. Njëri quhet Tahir Luga dhe tjetri Ismail Matrakulla.

- Jo more. Paskan dhe mbiemra të fortë shumë. Po si do bëjmë, do ta japim në lajme?

- Nuk e di, ndaj desha të pyes. Ne kemi hapur lajmet atëherë me miratimin e ligjit. Domethënë e kemi mbrojtur si ligj. Dhe kemi futur dhe komente pozitive nga bota. S’di tani si merret kjo.

- Problem është pak, se ligji nuk është miratuar akoma. Pa pyet një herë Qukapin, këtë që është bërë prefekt, a lejohet seksi në qytet a jo?

- E pyeta. Më tha: “Do pyes babin e Zenit, se më duket s’ka dalë akoma ligji. Ka kaluar vetëm në qeveri. Unë nuk i lejoj në Tiranë, - tha. - Në Durrës të bëjnë ç’të dun.”

- Jo more, qenka e fortë shumë. Po ç’kanë thënë në polici, di gjë?

- Paskan thënë që “e dëgjum në televizor dhe dulëm te veni ene fillum ta bëjmë. Se ene femrat me burrat aty e bëjnë.” I kishte thënë polici që “ligji nuk është miratuar akoma”, po bytha e jevgut që e zgjuar, i kish thënë: “Na nuk dijmë shumë nga ligjet. Ne ça thotë Sali Berisha bëjmë. Atë kemi ligj, atë kemi parlament, atë kemi votuar. E dëgjum atë që tha lejohet me e bë burrë me burrë, ene dolëm. I fola Tahirit, i thashë, eja dalim ni herë nga veni. Mirë, më tha Tahiri, dalim. Se e kena dhe me ligj tani, - i kish thënë. - E di mer burrë, e di, se e kam dëgju në televizor, e ka thanë Sali Berisha, ka thënë Ismaili. Ene dulëm e fillum me bo atë punë.” E shef ti ça mjeshtërish a jo?

- Jo more, qenka e fortë kjo. Nejse, mund ta përdorim në sensin që njerëzit kanë besim te Sali Berisha, domethënë, çfarë dëgjojnë prej tij, e dinë që është ligj, që është e vërtetë dhe fillojnë e zbatojnë.

- Dakord, dhe ashtu e bëjmë, por kam frikë se nuk i intereson shumë atij kjo punë.

- Jo more, qenka e fortë shumë. Po si t’ia bëjmë? A ta pyes një herë me takt unë apo jo?

- Më mirë mos ia hap fare si muhabet, se do bëhemi gazi i botës.

- Jo mor burrë, unë them ta përdorim si pozitive, në kuptimin që njerëzit besojnë Berishën. D.m.th., vetëm atë njohin mbi parlamentin, mbi presidentin, mbi ligjin. E kanë dëgjuar prej atij dhe e dinë ligj. Po nga ishin këta?

- Ismaili ishte nga Brraka, e paska thënë në polici që “jena komshi me Sali Berishën te shpi e vjetër.” Dhe kanë folur shumë mirë për doktorin në polici. Kurse ai Luga ishte nga Durrësi.

- Po mirë, si t’ia bëjmë t’i lëmë vetëm këto gjërat pozitive dhe ta heqim këtë pjesën që kanë bërë seks në mes të sheshit?

- Po si ta bëjmë mor burrë, se na del si reportazhi i Euronews, që i hoqi Bejtja gjithë kritikat dhe doktori nuk e njohu kur e dëgjoi dhe këmbëngulte ta jepnim, ndërkohë që ne e kishim dhënë.

- Po ja mo burrë, sikur ta bëjmë që besimi te qeveria dhe Berisha po rritet... Njerëzit janë një hap para administratës në zbatimin e ligjit, sapo e dëgjojnë atë të formuluar prej Berishës.

- Jo mo, nuk shkon, se po të fillojnë kështu me gjithë premtimet që ka bërë ai çdo mbledhje qeverie, bëhet vendi lëmsh. Ai ka premtu privatizim të fshatrave turistikë, c legalizim të dadove, marrje të tokës fshatarëve, marrje të pronës sindikatave, rritje ekonomike, rillogaritje të rritjes ekonomike. Me fillu me i zbatu vetë njerëzit këto gjëra, nis lufta civile.

- Po si t’ia them unë këtë me takt atij, se du ta marr në telefon, mos marr vesh ndonjë gjë ç’do bëhet me qeverinë, se më mbytën njerëzit? A ç’na gjeti me këta b...q..., dhe këta kishim mangët. S’pyes dot as Lul Bashën, se ta merr për ters ai këtë punën e b…q….

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›