E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri shpëton Taçin nga parullat në stadium kundër tijNga Antena brenda familjesSandri e kishte menduar të lehtë, por dje ishte në hall. Taçi, i cili i premtoi 100 mijë euro vetëm që të siguronte një dalje në foto me kryeministrin, i binte gjithë di

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri shpëton Taçin nga parullat në stadium kundër tijNga Antena brenda familjesSandri e kishte menduar të lehtë, por dje ishte në hall. Taçi, i cili i premtoi 100 mijë euro vetëm që të siguronte një dalje në foto me kryeministrin, i binte gjithë ditën telefonit të sigurohej për takimin. Sandri nuk dinte ç’t’i bënte. Shikonte numrin e Taçit dhe fliste me vete:
- ǒmë gjeti me këtë k…, dhe këtë kam mangët. Më duhen aq shumë ato lekët, pa di unë ç’i bëja këtij.
Pasdite u lidh me doktorin.
- Si do t’ia bëjmë nesër, - tha, - të vijnë ata të Realit në zyrë apo jo?
- Sandër, tani ata le të vijnë, e kupton vetë ti, por e kupton vetë ti, vetëm spanjollët.
- Po mirë mo, ai që po paguan paratë duhet t’i shoqërojë, se vetëm s’kanë si vijnë ata.
- Sandër, ti e di që unë kam shumë respekt për të, dhe ia kam shpërblyer gjithë ç’ka bërë për mua dhe familjen time, por në foto s’e pranoj dot. Ka gjyq javën tjetër, ma përdorin fotografinë. I çova gruan herën e parë, dhe po ma nxjerrin çdo ditë në TV. E kupton vetë ti tani…
- Po si t’ia bëjmë, se gjynah, ka harxhuar gjithë ato pará? Ai për atë punë i harxhoi, ndaj e la dhe ndeshjen një javë para gjyqit.
- Sandër, dëgjo. Po të më dëgjosh mua, i thuaj atij t’ia kërkojë si nder Bamirit. Shiko, na bën shumë punë, po e priti Bamiri. Pse na bën shumë punë? E para, e shikojnë ata gjyqtarët me Bamirin dhe e ndihmojnë në gjyq. Së dyti, po na akuzuan se ne kemi lidhje me Taçin, e kemi si fakt se Bamiri e ka më mik se ne. Dhe ajo që ka më shumë rëndësi është që spanjollët e quajnë ndoshta më të rëndësishme që i ka çuar te presidenti.
- Mirë, po i them një herë, po ai e kishte qejfin te ty. Se dhe këta të tatimeve i janë qepur, i kërkojnë lekë çdo ditë. I kishte ikur një ditë shifra atij 2,5 milionë euro, dhe ata i rrinë në oborr, i thonë: “S’ke për ta paguar Realin, pa na dhënë ne lekët tona”. Po ai u ka për t’u dhënë 70 milionë atyre, ku t’i gjejë ai 70 milionë?!
- Sandër, e di unë këtë, po thuaji njëherë mos shkon te Bamiri dhe del në foto me Bamirin, se më duhet shumë ajo foto.
- Mirë, po i them një herë, por, po nuk pranoi Bamiri, si t’ia bëjmë?
- Po le të provojë me Edi Ramën. Shiko, dhe me atë kemi interes. Dhe po doli një foto me atë, na vlen shumë, se e kupton ti pastaj, le të hapë gojën e të thotë që është biznesmeni i Familjes, se i nxjerr foton. Po tani s’kam ç’them, se ai ka foto vetëm me gruan time. Ndaj më duhen fotot dhe me këta.
- Po ato lekët e stadiumit kush do t’i marrë?
- Po ato e kemi zgjidhur, i merr Fondacioni i Fëmijëve dhe i përdor për fëmijët në zonat e përmbytura. Por foto nuk duam. Foto jo, se na prish shumë punë.
- Nejse, po i them një herë dhe të marr prapë.
U lidh me Taçin. I shpjegoi që “doktori është shumë i interesuar që ti të bësh një foto, ose me Bamirin, ose me Ed Ramën, se ke ngel vetëm në foto me gruan e tij”.
- Po ça të bëj vëllai, se dhe ata sikur më bëjnë naze. Desha me i dhënë këtij Bamirit bluzën e Kakasë, por tha: “Nuk e du, se nuk më bën, jam i shëndoshë”.
- Po e bëjmë më të madhe, - i thashë…
- Jo, - tha, - se s’ka kuptim po u bë më e madhe, se nuk është origjinalja e Kakasë.
- Po mirë, thuj këtij Ed Ramës.
- Po s’dun këta të Realit tek Ed Rama, se ai qenka i binjakëzu me Barcelonën dhe e marrin si fyerje. S’di ç’të bëj mo burrë. Thuj dhe një herë doktorit, se s’dihet, më pret.
Sandri u lidh prapë me doktorin.
- Qenka në hall, - tha. - Tek Ed Rama nuk shkuakan këta të Realit, se Tirana qenka e binjakëzuar me Barcelonën dhe ka rivalitet me Madridin. Bamiri i paska lënë më takt përjashta, se i ka ofruar ky bluzën e Kakasë dhe i ka thënë që “nuk më bën se jam i shëndoshë”. Si t’ia bëjmë?
- Ashtu…? Qenka punë dreqi. Dëgjo, …shiko Sandër, nejse, ta mendojmë një herë, shiko, unë them, nejse, dakord, duhet gjet një zgjidhje, shiko, s’pranojnë ë…, punë dreqi, unë them, shiko, ta presë Ilir Meta. Shiko, e ka pas mik të vjetër, e ka ndihmu të futet në biznes, e ka ndihmu në fushatë, e ka mik të vjetër. Le të dalë me Ilir Metën. S’e pres dot vetë, më kupton. I kam borxhe, por tani e kupton vetë ti.
Pas kësaj Sandri nuk dinte ç’të bënte. E mori prapë Taçin dhe i tha propozimin e doktorit.
- Unë të dhashë paratë për doktorin, - i tha Taçi, - se Ilir Metën e kam pa pará, se e kam pagu gjithë jetën.
I zënë ngushtë, Sandri, të cilit i duheshin ato 100 mijë eurot, i shpiku një rrezik tjetër.
- Dëgjo, - i tha. - Më tha Lul Basha që ka të dhëna që një grup gazetarësh kanë porosit një banderolë të madhe që do ta nxjerrin në stadium, “Taçi kriminel”. Tani po merremi, t’i identifikojmë kush janë. Do vëmë roje te dera dhe s’do lëmë asnjë njeri me banderola brenda. Ti si të duash, por, po nuk pagove gjë, do ta kesh stadiumin plot me banderola.
- O vëlla, ça thu mo burrë? Jo mo s’thashë gjë për lekët unë, thashë sikur të vinte doktori. Lekët hallall mo, se unë e di që ti për mua po punon. Nejse, thuj pak Lulit ta shikojë mirë atë punën e stadiumit, se unë u kam thënë këtyre të Realit që e kam mbyll gjyqin dhe jam i pafajshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›