E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Prurjet në Fierzë në kulmin e përmbytjeve, dy herë e gjysmë më pak se maksimaljaNga TemaDeputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, tha dje se ajo që thotë kryeministri, Sali Berisha, për përmbytjen që vjen njëherë në njëqind vjet, është një ma

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PS: Prurjet në Fierzë në kulmin e përmbytjeve, dy herë e gjysmë më pak se maksimaljaNga TemaDeputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, tha dje se ajo që thotë kryeministri, Sali Berisha, për përmbytjen që vjen njëherë në njëqind vjet, është një mashtrim. Ahmetaj tha se kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se prurjet në Fierzë gjatë kulmit të krizës arritën në 1800 m/kub në sekondë, por në rregullore thuhet se niveli i prurjeve për ta quajtur situatën e rrezikshme është mbi dy herë më i madh se ajo që thotë kryeministri.
“Gjatë këtyre 17 ditëve kemi dëgjuar prononcimet zyrtare të kryeministrit dhe të ministrit përgjegjës për Energjitikën të thonë se katastrofa e Veriut ishte një katastrofë natyrore, për shkak të fenomeneve të reshjeve dhe prurjeve të mëdha që ndodhin një herë në 100 vjet. Ditë pas dite kemi sjellë fakte që tregojnë se autoritetet përgjegjëse kanë dështuar në zbatimin e rregullores së menaxhimit të digave, dhe ka qenë pikërisht papërgjegjshmëria dhe paaftësia në menaxhim që solli për pasojë katastrofën duke përmbytur mijëra hektarë tokë, duke lënë qindra familje pa shtëpi, të mbjella apo gjë të gjallë”, - tha Ahmetaj.
“Sot duam të ndalemi dhe t’i faktojmë shqiptarëve, pse edhe alibia e fundit e kryeministrit, se kjo katastrofë ndodh një herë në 100 vjet, është gënjeshtra e radhës. Ndryshe nga kryeministri dhe ministri i Energjitikës, ne kemi zgjedhur t’i referohemi rregullores, sepse besojmë se hartuesit e kësaj rregulloreje, të cilët janë njëkohësisht dhe projektuesit dhe ndërtuesit e kaskadës së Drinit, kanë parashikuar të gjitha hapat e domosdoshëm që duhen marrë për të shmangur raste të përmbytjeve të mundshme si kjo e fundit në Veri.
Të dhënat zyrtare thonë se prurjet maksimale në Fierzë arritën në nivelin e 1800 m/kub në sekondë. Kryeministri thotë se kjo ndodh një herë në 100 vjet.
Jo. Po t’i referohemi “Rregullores mbi shkarkimin e plotave në hidrocentralet e lumit Drin”, faqe 34, pika 11.1.4, parashikohet niveli i prurjeve maksimale në kuotat 4365 metra/kub në sekondë (citim nga Rregullorja... në periudhën tetor shkurt…, nëse në Fierzë vjen plota me përsëritje një herë në 100 vjet prej 4365m3/ujë në sekondë…). Kjo është dukuria e rrallë që parashikon rregullorja, e cila mund të sjellë pasoja emergjence pavarësisht dhe menaxhimit. Pra, 4365 dhe jo 1800 metra kub në sekondë është prurja që ndodh një herë në njëqind vjet, parashikuar edhe në rregulloren e cituar më lart. Prurja e parashikuar një herë në 100 vjet është 2.4 herë më e lartë se ajo që përmbyti Shkodrën”, - shpjegoi deputeti socialist.
Ahmetaj tha se edhe në raste të tilla ekstreme, nëse rregullorja zbatohet me përpikmëri, mund të shmangen dëmet.
“Por edhe në nivelin maksimal 4365 m/kub në sekondë rregullorja parashikon se me një zbatim të përpiktë të saj dhe një menaxhim të përgjegjshëm sekondë pas sekonde situata mund të shmanget apo të zbutet dëmi dhe përmbytja.
Pra, jo vetëm prurjet prej 1800 m/kub në sekondë janë shumë larg fenomenit një herë në njëqindvjeçar, por në historinë e 30 vjetëve të fundit prurje në nivelin e 1800 m/kub në sekondë janë të pranishme edhe një herë në dy vjet, duke përjashtuar vitet e thata”, - tha Ahmetaj.

Beqja: Zoti gabon, por Berisha e Prifti nuk gabojnë kurrë

Deputeti socialist, Ilir Beqja tha dje se në gjithë seancën e së hënës, që u quajt e jashtëzakonshme, por që nuk ishte e tillë, nuk u tha asnjë gjë për masat që do merren për përballimin e situatës. Ai tha se askush nuk kërkoi falje për situatën, duke akuzuar Zotin si fajtor, e duke e quajtur veten të pagabueshëm.
“Dje shqiptarët patën rastin të shihnin një nga shfaqjet me cinike e më të shëmtuara në jetën e parlamentarizmit shqiptar: një seancë plenare të parashikuar në nenin 74 të Kushtetutës, por që fatkeqësisht pati si qëllimin e saj të vetëm gënjeshtrën dhe ngritjen në qiell të punës së qeverisë Berisha, e cila, falë korrupsionit dhe paaftësisë së saj, ia doli me sukses të mbytë me mijëra hektarë tokë, të shkatërrojë me mijëra shtëpi e të rrënojë mundin e punën e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë.
Në orë të tëra ligjëratash e fjalimesh mediokre, duke filluar që nga Sali Berisha, Jozefina Topalli, ministri i Energjitikës e gjithë të tjerët, nuk dëgjuam një fjalë të vetme mbi masat konkrete që do të merren për të përballuar situatën e krijuar në Shkodër e për të ndihmuar ata fatkëqij që gjenden sot në ditë të hallit. Dhe ç’është më e turpshmja, nuk dëgjuam dje asnjë grimë kërkesë faljeje apo makar një marrje përgjegjësie nga autorët e kësaj katastrofe, sepse për këtë mazhorancë, Perëndia mund të gabojë, por Sali Berisha e Dritan Prifti jo!” - tha Beqja.
Deputeti i PS tha se ende nuk ka nisur vlerësimi i dëmeve.
“Qeveria e Sali Berishës, jo vetëm që u bëri gjëmën këtyre banorëve, por po dëshmon sot se është krejtësisht e paaftë dhe e papërgatitur për t’i ndihmuar ata. Ende nuk janë mbledhur këshillat bashkiake e komunale të zonave të përmbytura, ku Partia Demokratike ka shumicën dhe ku ende nuk ka filluar vlerësimi i dëmeve. Jo vetëm kaq, por pikërisht në momentin kur mblidhte Komitetin Ndërministror të Emergjencës, Sali Berisha miratonte buxhetin afatmesëm 2011-2013, në të cilin nuk reflektohet aspak kriza ekonomike, por as kriza e përmbytjeve.
Ne sot i kërkojmë Sali Berishës që të mos mjaftohet me rezoluta boshe në seanca të quajtura të jashtëzakonshme, edhe pse Kushtetuta i përcakton ndryshe, por të fillojë urgjentisht me marrjen e masave konkrete për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura.
Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje Sali Berishës: të fillojë menjëherë me vlerësimin e dëmeve me ekipe profesionistësh të përbërë nga: inxhinierë ndërtimi për vlerësimin e banesave, agronomë për vlerësimin e dëmeve në të mbjella, veterinerë në vlerësimin e dëmeve në gjënë e gjallë dhe zooteknikë në vlerësimin e dëmeve të bazës ushqimore;
të bëjë ndryshimet e nevojshme në ligjin e buxhetit të shtetit për të siguruar fondet për dëmshpërblimin;
të fillojë asistencën e menjëhershme financiare për familjet që tash e dy javë nuk kanë më asnjë mundësi të gjenerojnë të ardhura; së fundi, i bëjmë po ashtu thirrje Sali Berishës që të heqë dorë urgjentisht nga selektiviteti politik në dhënien e ndihmave”, - tha Beqja.

PD: Nuk mashtrohet Shkodra nga qyqarët e Ramës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha dje se Shkodra nuk mashtrohet nga deklarimet e deputetit socialist, Ilir Beqja.
“Edvin Kristaq Rama nxori sot edhe një herë për ta poshtëruar në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë si tellall të radhës Beqen Junior për të denoncuar seancën parlamentare të jashtëzakonshme, të thirrur pikërisht me kërkesën e qyqarit të sipërpërmendur.
Ky individ e kërkoi publikisht seancën për të debatuar për Shkodrën, dhe po ai dhe shokët e tij e bojkotuan në zbatim të urdhrit politik të Edvinit.
Me “tellall-qyqarin” e sotëm Edvini mund të depersonalizojë veten dhe ekipin e tij, por nuk mashtron dot Shkodrën, e cila e pa lakuriq në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës tek urdhëronte këshilltarët e tij të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura”, - tha Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›