E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandro Rosell, president i ri i Barcelonës

Biznesmeni Sandro Rosell është zgjedhur president i ri i Barcelonës. 46 vjeçari është pasardhës i Joan Laportas, i cili u largua pas shtatë viteve në drejtim të klubit.

Gjatë udhëheqjes së Laportas, Barcelona fitoi katër tituj në La Liga, dy herë Ligën e Kampionëve – periudha më e suksesshme në histori të klubit. Rosell, i cili më parë ka qenë nënkryetar i Barcelonës, fitoi më tepër se 60 për qind të votave nga anëtarët e klubit të Barcelonës para kundërkandidatit tjetër Agust Benedito.

Si nënkryetar i klubit, Rosell ndihmoi në blerjen e Ronaldinhos dhe Decos, por u largua në vitin 2005 pas mosmarrëveshjeve me Laportan. Përveç Rosselit dhe Benditos, anëtarët e klubit të njohur si ‘socios’ patën rastin të votojnë edhe për pasardhësin e preferuar të Laportas, Jaume Ferrer si dhe drejtorin e mëparshëm, Marc Ingla.

Sezonin e kaluar, Barcelona fitoi Ligën për herë të dytë të njëpasnjëshme para Real Madridit. Mirëpo, gjiganti madrilen ka emëruar Jose Mourinhon për trajner të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›