Sanfey:Kriza greke, jo pasoja për Shqipërinë

Kriza greke nuk do të japë efekte serioze në ekonominë shqiptare. Kështu është shprehur ekonomisti i lartë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër Peter Sanfey në një intervistë për "Zërin e Amerikës". Sipas tij nuk pritet që efektet e kësaj krize në ekonominë shqiptare të jenë serioze, megjithëse rritja ekonomike sipas BERZH-it këtë vit për Shqipërinë do të jetë 1 presje 4 përqind.
Ai shtoi gjithashtu se ruajtja e qëndrueshmërisë makroekonomike, mbajtja nën kontroll e inflacionit dhe e defiçitit fiskal janë më të rëndësishëm sesa koha e shitjes së eurobondeve nga qeveria shqiptare.
Më tej Sanfey theksoi se kriza greke vazhdon të sjellë pasiguri në tregjet financiare botërore të cilat nuk janë ende të sigurta për efektshmërinë e masave të marra nga qeveria e Athinës.