E Diel, 1 Nëntor 2026

Schmidt Duhen negociata serioze mes Kosoves dhe Serbise

DW BE hapi dyert per Serbine duke i dhene statusin e kandidatit per anetaresim. Por ky vendim pati edhe kushtin qe data per fillimin zyrtar te bisedimeve do te caktohet kur te jene normalizuar marredheniet Kosove-Serbi. Si e vleresoni ju kete hap te Komisonit Europian

Schmidt Une e shoh keshtu kete vendim te BE-se per Serbine Nga njera ane KE i BE-se natyrisht shpreson qe duke i dhene statusin e kandidatit Serbise ajo do te jete me e gatshme per te filluar nje proces te negociatave serioze me Kosoven. Por cfare do te thote kjo Pra cdo te thote negociata serioze me Kosoven. Problemi eshte se nese Kosova dhe Serbia nuk njohin njeri-tjetrin si shtete mund te sjellin nje situate shume te ngjashme si me Qipron.

Edhe ne Qipro BE ka bere nje gabim sepse duke pranuar Qipron ne Bashkimin Evropian pa zgjidhur problemin me te dyja pjeset e ishullit qe do te thote se tani qeveria e pjeses greke flet ne emer te qytetareve ne anen turke dhe kjo natyrisht nuk eshte nje zgjidhje. Natyrisht qe edhe Kosova si shtet mund te kerkoje anetaresimin ne BE por si mund ta kerkoje kete gje apo procesin e asocim-stabilizimit kur vete Kosova nuk eshte njohur nga shume vende te BE-se Ky eshte nje ngerc i cili nuk mund te zgjidhet pa nje vendosmeri te forte te Bashkimit Europian qe do te thote te te gjithe vendeve te BE-se qe hapi i pare duhet te jete njohja e Kosoves nga te gjitha vendet anetare te BE-se. Perndryshe nuk do te kete asnje presion ose asnje mundesi per ti bere presion Serbise per te njohur Kosoven Dhe pa njohjen e Kosoves nga ana e Beogradit si mund te normalizohen marredheniet.

DW Ky hap i BE-se zoti Schmidt vjen ne nje kohe kur situata ne veriun e Kosoves eshte kthyer ne nje molle sherri. Secila pale pretendon se ka te drejte pra si Beogradi ashtu edhe Prishtina. A mund te kete nje zgjidhje qe do te sillte nderkohe edhe paqen sepse sic shkrujane gazetat gjermane zhvillimet e fundit ne veri treguan se konflikti mes Kosoves dhe Serbise nuk ka perfunduar.

Besueshmeria mes paleve luan rol nearritjen e nje zgjidhjeje

Schmidt E qarte eshte qe Mitrovica per Beogradin eshte nje instrument pikerisht per te mos e zgjidhur ceshtjen e Kosoves sepse ne veriun e Mitrovices ose ne kete pjese te Kosoves veriore jeton nje shumice qytetare qe nuk e njohin Kosoven si shtetin e tyre dhe nese kjo situate vazhdon duket se nuk do te jete nje zgjidhje e lehte Beogradi gjithmone mund te arsyetoje mosnjohjen e Kosoves pikerisht me kete problem. Ne thelb dy shtetet sovrane kane te drejte te negociojne edhe per kufijte midis tyre. Pra ne thelb ata kane te drejte. Problemi eshte a ka nje besueshmeri mes dy paleve apo jo pra duhet te zhvillohen negociata serioze me kete fryme besueshmerie per te arritur ne nje zgjidhje. Zgjidhja duhet te kete qofte per te drejtat e minoriteteve pra te pranohet qe serbet ne Kosove kane te drejtat e tyre si minoritet qe jane ne nivel shume me te larte dhe po ashtu duhet qe edhe qytetaret e veriut ta pranojne qe jane qytetare te Kosoves. Por edhe Kosova vete duke pranuar qe ka nje minoritet ne veri por qe eshte armiqesuar me te gjithe Kosoven mund te arrije edhe ne nje pozite qe duhet te shtroje pyetjene nese i duhet ky minoritet Pra mund te shtrohet pyetja se a na duhen ata njerez dhe a eshte e nevojshme pjesa veriore e Kosoves per shtetin tone Natyrisht qe kjo ceshtje eshte shtruar ne tryezen e bisedimeve por kam droje se nje kompromis ose nuk eshte i mundshem ose eshte shume i veshtire sepse komunikimi negociatat ne nje fare menyre nuk zhvillohen realisht dhe ky eshte i pamundur per shkak te pozites se bashkesise nderkombetare sipas se ciles nuk mund te kete ndarje te Kosoves per shkak te precedences per Bosnjen dhe Hercegovinen ose per raste te tjera. Por edhe per arsye qe serbet nuk mund te heqin dore nga pretendimi qe Kosova eshte Serbi si dhe per aspektet e dogmatizmave qe jane prezent dhe qe natyrisht jane pjese e kultures politike tani qe e ka te veshtire te flase pa paragjykim. Per kete arsye nuk jam shume optimist qe negociatat mund te zgjidhnin dicka. Po ashtu mendoj se duke mos pasur negociata serioze procesi i integrimit mund te perfundoje ne qorrsokak.

Pyetje Me premtimin e BE-se per ta bere Serbine anetare te saj ndoshta eshte me e lehte edhe zgjidhja e problemit te veriut apo jo

Duhet te kete edhe pragmatizem per te arritur tek paqja

Schmidt Pyetja eshte A eshte premtimi i anetaresise aq i forte sa qe te gjitha palet te ulen dhe te thone Mire ne jemi ne prag te anetaresimit ne Bashkimin Europian. A jemi gati te sakrifikojme disa nga parimet te cilave u jemi permbajtur deri tani per arsye te besimit per arsye politike ideologjike per arsye strategjike. A jemi gati te sakrifikojme te heqim dore nga pretendimet kerkesat tona sepse ketu eshte rreziku edhe i ruajtjes se prestigjit ne kete proces si dhe dhe kush e udheheq shoqerine serbe ne kete drejtim apo shoqerine kosovare ne ate drejtim. Pershembull te dilte nje lider serb dhe te thoshte Po do ta njohim Kosoven si shtet. Ose nje lider i Prishtines qe te thoshte A eshte vertet e nevojshme pjesa veriore per ne Nuk them qe kjo duhet te jete zgjidhja dhe nuk them qe eshte kjo e vetmja zgjidhje por dua te them qe duhet te kete nje nivel shume te larte te pragmatizmit ne negociata dhe ky pragmatizem nuk besoj qe ekziston tani.

DW Po Bashkimi Europian a mund te influencoje ne zgjidhjen e ketij problemi

Schmidt Bashkimi Europian nuk mund ta zgjidhe problemin. Problemin mund ta zgjidhin vetem ata qe jetojne aty qe do te thote qytetaret e Kosoves te Mitrovices qytetaret e Serbise dhe permes udheheqesve te tyre mund ta zgjidhin kete problem. Bashkimi Europian mund te pezulloje konfliktin kur ai perkeqesohet.

DW Po permes dialogut qe eshte inicuar nga vete BE-ja a mund te arrihet nje kompromis

Dhenia e statusit si kandidate Serbise pe ne BE - simbolike

Scmidt Me dialogun qe ka inicuar Bashkimi Europian eshte arritur qe njerezit flasin me njeri-tjetrin dhe kjo ndoshta eshte me e rendesishmja ne kete moment. Une mendoj se vendimi i Komisionit Europian per dhenien e statusit si kandidate Serbise per ne BE eshte me shume nje hap simbolik se sa nje hap me prane Bashkimit Europian sepse simbolizon shpresen per shoqerine serbe qe do te thote se BE-ja eshte gati per tju pranuar ne familjen e vet por ju keni perpara detyrat qe duhet ti zgjidhni. Natyrisht qe eshte mundesia per te arritur ne nje zgjidhje. Mund te permend ketu faktin historik se si Gjermania dhe Polonia arriten te vendosin nje marreveshje themelore mbi bazen e se ciles Gjermania e ka pranuar qe kufiri i Gjermnanise eshte ne lumin Oder cka do te thote qe Gjermania e ka humbur pas Luftes se Dyte Boterore nje pjese te territorit te saj. Dhe kjo u be per hir te paqes per shkak te pranimit nga ana gjermane qe nje shtet ka vepruar ne menyre kriminele ndaj nje vendi fqinje. Dhe per kete mund te pranoje edhe humbjen e nje pjese te territorit. Kete Gjermania e ka pranuar me marreveshjen themelore midis Polonise dhe Gjermanise ne vitet 70. Natyrisht procesi politik nuk ishte i lehte per tu realizuar. Por ne fund te fundit e kane arritur politikane te tille si Vili Brand qe u treguan te gatshem per te firmosur nje marreveshje te tille. Ndoshta edhe ne rastin e Kosves ne te adhmen mund te kete nje shprese per nje kompromis paqesor mes paleve.

DW Konkretisht si mund te jete kjo ne rastin e Kosoves

Schmidt Nese Serbia eshte vertet gati per nje hap te tille per nje njohje nderkombetare per nje percaktim kufijsh me Kosoven dhe vete Kosova eshte gati per te rene dakord per nje percaktim kufijsh te rinj me Serbine askush nga Bashkimi Europian ose nga bashkesia nderkombetare nuk do te thote jo. Sepse nese behet ne menyre paqesore permes negociatave dhe nese procesin e mbeshtesin shumicat e popullsise qe do te thote nese parlamenti i Kosoves dhe parlamenti i Serbise bien dakord per nje marreveshje te tille une mendoj qe ky do te ishte nje hap i dy shtetve sovrane qe e njohin njeri-tjetrin. Kjo do te ishte legalisht e mundshme por une nuk e di nese politika eshte e gatshme per kete pra politika e Kosoves dhe ajo e Serbise. Kjo varet nga dy shtetet.

Intervistoi Mimoza Kelmendi

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›