E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino: Imuniteti, i rëndësishëm për statusin

Stefano Sanino

Një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe nëpunësve të lartë civilë, Stefano Saninno, Drejtori i Përgjithshsëm për Zgjerim, e ka cilësuar si një sprint final përpara daljes së raportit të Komisionit për statusin.

Deklarata e tij në adresë të politikanëve shqiptarë u bë sot gjatë një konferencë për shtyp nga salla e Qendrës Politike Europiane, në Bruksel.

Heqja e imunitetit, në Shqipëri dhe për ne, është një element shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, tha Sanino, është një hap në drejtimin e duhur.

Pas dritës së gjelbër me miratimin e reformës zgjedhore, në shpresojmë se përpjekje të mëtejshme do të bëhen në dy javët e ardhshme.

Shqipëria ka arritur rezultate të mira – ka thënë Sanino – por ajo ende mbetet problematike pasi, çdo vendim duhet të shoqërohet me një betejë politike.

Në procesin e integrimit, ka vazhduar ai, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thembra e Akilit në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›