E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, ngrin nga dëbora 63-vjeçari

KORÇË- Moti i ftohtë që ka përfshirë rajonin juglindor të vendit shënoi mbrëmjen e djeshme vdekjen e një 63-vjeçari, duke çuar në katër numrin e viktimave nga temperaturat e ulta në këtë fillim viti.

Burime nga policia e Korçës bënë të ditur se, Ahmet.M, 63-vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, punëtor në aksin rrugor Voskop-Voskopojë, u gjet i ngrirë nga dëbora rreth orës 21:00 të së hënës".

Sipas burimeve, megjithë ndihmën e dhënë nga një ambulancë e spitalit rajonal të Korçës, që shkoi në vendin e ngjarjes, 63-vjeçari ndërroi jetë në banesën e tij.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›