E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama, i trishtuar nga rritja ekonomike, ben "ciu ciu" Eva Gjura

Kryeministri Berisha nuk ka hezituar t'u ktheje pergjigje dje deklaratave te bera ditet e fundit ne Twitter nga kryetari i PS-se, Rama, i cili ka deklaruar se kryeministri po e fut vendin cdo dite e me shume ne nje rrenim ekonomik. Ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se, i sapokthyer nga nje konference e rendesishme ne Mynih te Gjermanise, kryeministri Berisha eshte shprehur se ne cdo takim konfirmohet qe Shqiperia ka pasur dhe ka nje rritje ekonomike, ndersa kryetari i opozites ben "ciu ciu" nga trishtimi. Kryeministri ka deklaruar se ekonomia shqiptare, ne raport me ate globale, eshte nje ekonomi e vogel, por nje ekonomi e cila ne menyren me te shkelqyer ia ka dale qe t'i rezistoje krizes se ketyre viteve. "Ne qofte se ju do te lexoni per krizen e kater viteve te fundit, do te gjeni se kjo eshte e vetmja ekonomi ne Evrope, qe ne kater vitet e fundit te marra se bashku, ka pasur 18 per qind rritje ekonomike dhe kjo rritje ekonomike eshte e certifikuar nga te gjitha institucionet nderkombetare. Ne kater vitet e marra se bashku, kjo ekonomi ka bere te mundur qe, ne kater vjet, te dyfishohen rrogat e mesuesve, infermiereve, mjekeve, nderkohe qe ne vendet e tjera shkurtimi i rrogave ka qene nga 25 ne 40 per qind", eshte shprehur Berisha. Kreu i qeverise ka nenvizuar faktin se kjo ekonomi eshte e vetmja ekonomi qe krijoi, edhe ne kulmin e krizes, vende te reja pune. Duke ironizuar situaten ne te cilen ndodhet kryetari i PS-se, Rama, te cilin tashme duket se nuk i binden as njerezit me te afert ne parti, Berisha eshte shprehur: "Une e kuptoj ate zoterine qe ben 'ciu ciu'. Ju e keni marre vesh, besoj, se atij i kane thene qe me mire mos dil ne media se te humbet vota, ndaj me mire bej 'ciu ciu'. Absolutisht, as edhe njerezit me te afert te partise se tij nuk i binden, sepse ai ka nje fantazi dhe e vuan shume suksesin ekonomik te vendit. Suksesi ekonomik i vendit e trishton ate deri ne palce, e deshperon ate, sepse ai thote jane nje milion te papune. Eshte i vetmi qe u tha shqiptareve ne vitin 2009, se qeveria po mashtron dhe nuk do t'i rrise rrogat, nderkohe qe ne rritjen e rrogave e afruam kohe me para, vetem per te mos e lidhur kete gje me zgjedhjet. Ndersa ne vitin 2010, e quajti akt kriminal rritjen e rrogave dhe pensioneve, nderkohe qe ai ishte akti me human, me njerezor, me i pergjegjshem. Zoteria, ne ate kohe, nuk bente me 'ciu ciu', por dilte ne konferenca shtypi, sepse i ndryshon menyrat, sipas keshilltareve qe merr". Kreu i qeverise ka deklaruar se pavaresisht qendrimeve te Rames, tashme zhvillimi ekonomik ne Shqiperi eshte nje realitet i pamohueshem. Berisha tha se kater vjet Shqiperia ka shenuar arritje te medha. "Une nuk them se kane qene fushe me lule dhe as bulevard, por kane qene vite te ketyre arritjeve te padiskutueshme. Por kryetari i opozites nuk merret me realitetin, por merret me fantazine qe krijon dhe me fabriken e tij te mendimit, qe i perfundon me 0,1 per qind ne zgjedhjet e fundit, manipulon ne menyre trashanike mediat qe i kontrollon. Por, prape, duhet ta pranojme se, qe kur bashkia u vendos mbi baza te reja, edhe gjerat po shkojne drejt proporcioneve normale ne te gjitha aspektet", tha Berisha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›