E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino në Tiranë, takohet me Berishën dhe Ramën

TIRANE- Pas takimit me kryeministrin, Sali Berisha drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino ka mbërritur në selinë rozë ku po mban një takim me kreun e socialistëve, Edi Rama.

Kryeministria ende nuk ka dhënë detaja lidhur me temat e diskutuara mes kryeministrit Berisha dhe Saninos, por besohet se në qendër të diskutimeve ka qenë marrëveshja e nëntorit si dhe zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës. Sanino shoqërohet në takimet e tij nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sekui.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, i dërguari i komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fule, do të ketë takime me autoritetet më të larta shtetërore për të diskutuar situatës politike në vend dhe avancimit të përmbushjes së 12 rekomandimeve.

Takimet

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian do të nisë takimet e tij me Kryeministrin e vendit Sali Berisha, për të pasuar më pas me një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama. Takimi i rradhes do te jete me keun e LSI-së, Ilir Meta. Sanino do të takohet me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ndërsa do të mbyllë turin e tij me Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›