E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Bizhga: Sot nuk dallohet vija ndarëse mes krimit dhe kësaj qeverie

Kuvendi i Shqipërisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Gazmir Bizhga duke folur gjatë seancës parlamentare ku po diskutohej projektligji or luftën kundër pastrimit të parave ka deklaruar se qeveria është bërë njësh me krimin.

Deputeti i opozitës theksoi se në vend nuk mungojnë ligjet por ato nuk zbatohen. Ai mori rastin e denoncimit të aferave korruptive nga Saimir Tahiri dhe tashmë apo po përballet me akuza për shpifje. Në këtë prizëm ai shtoi se për inspektorët që do të duhet të luftojnë pastrimin e parave bëhet e pamundur zbatimi i ligjit.

Si mund të hetoi një inspektor korrupsionin kur po e shohim se çfarë po ndodh me deputetin Saimir Tahiri. Kush do ishte ai inspektor dhe funksionar që do të pyeste se si i siguroi financimet klienti i qeverisë, Damir Fazllic. Kush do ishte ai funksionar që do thoshte nga i siguruan paratë qeveritarët që bëjnë një jetë luksi sot?, u shpreh Bizhga. Sot nuk dallohet vija ndarëse mes krimit dhe kësaj qeverie. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›