Sanitaret e pushuara të premten takim me Godon
Autori i Lajmit: red.
Reforma në QSUT
Infermieret dhe sanitaret, të cilat u pushuan nga puna në QSUT, pritet të rikthehen sërish. Sipas shefit të kirurgjisë në QSUT, Ilir Broqi, ditën e premte është lënë një takim me ministren e re të Shëndetësisë, Anila Godo. Dje paradite, të 120 sanitaret kanë qenë në Ministrinë e Shëndetësisë ku kanë kërkuar një takim me ministren Godo, pikërisht për të riparë shkurtimin e tyre nga puna. Ende nuk dihet nëse pas këtij takimi do të merret një përgjigje pozitive për rikthimin e tyre në punë, por takimi do të bëhet pikërisht për këtë arsye. Drejtues të sindikatës së mjekëve dhe infermierëve i kanë kërkuar Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" nënshkrimin e një kontrate për ripunësimin e punonjësve sanitarë të pushuara nga puna. Të njëjtat burime kanë konfirmuar dje se brenda vitit janë marrë në punë rreth 150 punonjës shtesë dhe më pas janë larguar 120 punonjës të vjetër për të cilët që nga data 1 gusht 2008 u shkëputën marrëdhëniet financiare. Pas këtij vendimi vetë punonjësit e pushuar kanë pohuar se nuk do të largohen nga vendi i punës, por do ta mbrojnë atë, pasi është e vetmja e ardhur financiare që kanë për familjet e tyre. Ky është dhe qëllimi i takimit me ministren e re të Shëndetësisë, Anila Godo, që pritet të zhvillohet paraditen e së premtes, 8 gusht 2008. Para dy javësh, rreth 120 sanitarëve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" u është komunikuar se duhet të lënë detyrën, pas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë (kur në krye ishte ministri Nard Ndoka) dhe drejtoria e këtij institucioni QSUT. Të parat që janë prekur nga ky vendim kanë qenë pastrueset e kirurgjisë dhe të imazherisë. Pas këtij vendimi vijuan protestat e këtyre punonjësve, të cilët kundërshtuan largimin e tyre nga puna. Protestat u zhvilluan përballë drejtorisë së QSUT-së, por nuk kanë marrë asnjë sqarim. I vetmi sqarim ka qenë reforma, që është ndërmarrë në sektorin e pastrimit, por për largimin e punonjësve nga puna nuk është zbatuar asnjë kriter. "Na thanë që duhet të plotësonim 4 kritere për të qëndruar në punë. Por, pavarësisht se i plotësoj këto kritere që u përcaktuan, përsëri më hoqën nga puna, ndërkohë që nuk është pyetur as kryeinfermierja dhe as shefi i pavijonit", - kanë pohuar sanitaret e kirurgjisë gjatë protestës. Sipas tyre, ky ishte një vendim i padrejtë, pasi nuk u pyet askush për kushtet në të cilat jetonin, pasi rroga që merrnin ishte i vetmi burim të ardhurash.
Reforma
Ristrukturimi i shërbimit sanitar ka bërë që 120 punonjëse të dalin në asistencë për një periudhë 1-vjeçare. Sipas burimeve nga QSUT-ja, u tha se struktura e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë parashikon shkurtimin e vendeve të punës. "Në Drejtorinë e QSUT-së ka ardhur struktura e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë për suprimimin e vendeve të punës për disa sanitarë. Ato kanë qenë tepër në shërbimin ku punonin”, - kanë sqaruar burime nga Drejtoria e QSUT-së. Sipas të dhënave, sot në këtë qendër spitalore punojnë 452 punonjës sanitarë. Ndërkohë, që në fund të vitit të kaluar, ka qenë parashikuar shkurtimi i 54 punonjësve sanitarë nga puna dhe jo 112, ashtu sikurse është marrë vendimi. Sipas të dhënave nga Qendra Spitalore, për vitin 2008 ishte parashikuar që numri i punonjësve sanitarë të ishte 398, por duket se urdhri i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë ka dyfishuar numrin për largimin e këtyre punonjësve nga puna.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008